...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia dëbon shtatë diplomatë të tjerë

Rusia urdhëroi dëbimin të mërkurën të shtatë diplomatëve nga Sllovakia dhe vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania

Voa

29/04/2021 - 08:05

Rusia urdhëroi dëbimin të mërkurën të shtatë diplomatëve nga Sllovakia dhe vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania si përgjigje ndaj dëbimit të personelit të ambasadës ruse.

Ministria e Jashtme e Rusisë urdhëroi shtatë diplomatë, nga të katër vendet të largoheshin nga Moska brenda një jave.

Rusia tha se vendet kanë shfaqur "pseudo-solidaritet" me Republikën Çeke, e cila javën e kaluar urdhëroi dëbimin e stafit diplomatik rus.

Autoritetet çeke thonë se spiunë rusë janë përfshirë në një shpërthim të vitit 2014 në një depo municionesh, një akuzë që Moska e ka mohuar.

Estonia, Letonia dhe Lituania, ndër kritikët më të ashpër të Rusisë, u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik dhe u bënë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në 2004.

Në fillim të këtij muaji Polonia dëboi tre diplomatë rusë në mbështetje të Shteteve të Bashkuara, të cilët urdhëruan dëbimin e 10 diplomatëve rusë rreth dy javë më parë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020 si dhe pjesëmarrje në sulmin kibernetik ndaj rrjeteve kompjuterike të qeverisë amerikane.

Rusia u hakmor duke urdhëruar largimin nga vendi të pesë diplomatëve polakë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA