...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia paralajmëroi SHBA-në me prishje të marrëdhënieve diplomatike

Nëse miratohet, do të thoshte se Uashingtoni do të duhet të kalojë pikën e pakthyeshme, me dëmin më serioz kolateral ndaj marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, deri në pikën më të ulët ose prishje e plotë e tyre

SHJ

13/08/2022 - 16:53

“Nuk do të më pëlqente të shkoja në spekulime hipotetike rreth çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur në gjendjen aktuale të trazuar, kur perëndimorët të udhëhequr nga SHBA-ja kanë nëpërkëmbur të drejtën ndërkombëtare dhe tabu absolute në praktikën diplomatike. Në këtë kontekst, do të më pëlqente të përmendja nismën parlamentare e cila po diskutohet nga Kongresi për të deklaruar Rusinë një ‘vend që sponsorizon terrorizmin’. Nëse miratohet, do të thoshte se Uashingtoni do të duhet të kalojë pikën e pakthyeshme, me dëmin më serioz kolateral ndaj marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, deri në pikën më të ulët ose prishje e plotë e tyre. SHBA-ja është paralajmëruar”, tha drejtori i ministrisë së jashtme ruse të departamentit të Amerikës Veriore për një intervistë me agjencinë e lajmeve ruse TASS.

Sipas telelvizionit rus RT diplomati tha gjithashtu se, “nëse pala amerikane përdor logjikën e shëndosh dhe Uashingtoni kthjellohet ndaj pamjes gjeopolitike në ndryshim, duke treguar ― jo me fjalë por me vepra― qëllimin e respektimit të interesave kombëtare ruse, atëherë një bazë për normalizmin gradual të marrëdhënieve dypalëshe do të shfaqet”.   

Gjasat janë se Kongresi amerikan do ta deklarojë Rusinë ashtu siç synon një pjesë e tij meqënse vetëm dy ditë më parë parlamenti i Letonisë e quajti Rusinë “shtet që sponsorizon terrorizmin” për luftën në Ukrainë, i cili më pas i bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të vendosin sanksione më gjithëpërfshirëse ndaj Moskës në mënyrë qe t`i jepet fund konfliktit.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA