Rusia u përgjigjet pretendimeve bërthamore perëndimore
Kremlini iu përgjigj kërcënimit të Bajdenit për një përgjigje të ashpër, “të rëndësishme” nëse Rusia përdor armë të shkatërrimit në masë
SHJ
18/09/2022 - 19:00
Kremlini iu përgjigj kërcënimit të Bajdenit për një përgjigje të ashpër, “të rëndësishme” nëse Rusia përdor armë të shkatërrimit në masë: “Lexo doktrinën, çdogjë shkruhet atje” tha zënëdhësi i Kremlinit, Paskovi.
Sipas doktrinës ruse mbi armët bërthamore, Moska ruan të drejtën e përdorimit të tyre vetëm “në përgjigje të përdorimit të armëve bërthamore dhe të tjerave të shkatërrimit në masë kundër Rusisë ose aleatëve të saj” gjithashtu dhe në “përgjigje të një sulmi konvencional që kërcënon ekzistencën” e Rusisë si një shtet sovran.
Përditësimi i fundit i doktrinës, i bërë në vitin 2020, sqaroi dy skenarë shtesë për përdorimin e mundshëm të bërthamoreve: në rast se ajo merr “të dhëna të besueshme për lëshimin e raketave balistike” që shënjestrojnë territorin e Rusisë ose aleatëve të saj, ose një sulm “mbi infrastrukturën kritike që kontrollon armët bërthamore”, duke e nxjerrë jashtë përdorimit atë. Asnjë nga këta skenarë hipotetikë nuk lidhet me gjendjen e Ukrainës, beson Rusia.
Kështu pretendimet se Rusia do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë janë “absurde” për Moskën përsa kohë që atje nuk ka asnjë kërcënim që mund të kërcënojë Rusinë. Një pretendim i ngjashëm u ngrit me qendrimin e fundit të Putinit kur tha se “ne po dëshmojmë përpjekje për sulme terroriste, përpjekje për të dëmtuar infrastrukturën shoqërore. Ne përgjigjemi ndaj tyre me përmbajtje, por vetëm gjatë kësaj kohë”.
Bajdeni tha në intervistën për “CBS News” se çfarë do të bënte nëse mësonte se Moska do të përdorte armët e shkatërrimit në masë se “Mos, mos, mos, Ti do të ndryshoje pamjen e luftës ndryshe nga çdogjë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore”, duke mos sqaruar se cila do të ishte përgjigjja amerikane dhe duke thënë vetëm fjalën “e rëndësishme” (“consiquential”).
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 90 reads



