...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

SHBA-ja ‘befasoi’ Kinën me një vizitë tjetër në Tajvan

Delegacioni do të takohet me udhëheqës të lartë të Tajvanit për të diskutuar për marrëdhëniet SHBA-Tajvan, sigurinë rajonale, tregtinë dhe investimet, zinxhirin global të furnizimit, ndryshimin e klimës dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të ndërsjellë

SHJ

14/08/2022 - 21:52

Një delegacion i Kongresit amerikan mbërriti të dielën në Tajvan për një vizitë dyditore gjatë së cilës do të takohet me presidenten Tsai Ing-wen. Është vizita e dytë e nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuata që vjen mes tensioneve të vazhdueshme ushtarake me Kinën.

Pekini, që e konsideron Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territor i tij, ka zhvilluar stërvitje ushtarake rreth ishullit, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi këtë muaj në Taipei.

Ambasada de fakto e Shteteve të Bashkuara në Taipei tha se delegacioni kryesohet nga senatori Ed Markey, i cili shoqërohet nga katër ligjvënës të tjerë, si pjesë e një vizite në rajonin e Indo-Paqësorit. Zyra presidenciale e Tajvanit tha se delegacioni do të takohet me presidenten Tsai të hënën në mëngjes.

"Në një kohë kur Kina po rrit tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon me stërvitje ushtarake, vizita e delegacionit të kryesuar nga Senatori Markey në Tajvan, tregon edhe një herë mbështetjen e vendosur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Tajvanin," tha zyra presidenciale në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Tajvanit publikoi fotografi nga pritja e katër anëtarëve të Kongresit në aeroportin Songshan në qendër të Taipeit, pasi kishin mbërritur me një avion të forcave ajrore të SHBA-së, ndërsa Sen. Markey mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Taoyuan.

"Delegacioni do të takohet me udhëheqës të lartë të Tajvanit për të diskutuar për marrëdhëniet SHBA-Tajvan, sigurinë rajonale, tregtinë dhe investimet, zinxhirin global të furnizimit, ndryshimin e klimës dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të ndërsjellë," tha ambasada de facto e Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse stërvitjet e Kinës rreth Tajvanit janë pakësuar, ajo ende po kryen aktivitete ushtarake. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të dielën se kishte zbuluar 22 avionë kinezë dhe gjashtë anije detare brenda dhe rreth ngushticës së Tajvanit. Voa   

Ndërsa vizita nuk u njoftua nga autoritetet amerikane me qëllim shmangien e tensioneve, pritet që Kina të vendosë sanksione ndaj deputetëve amerikanë.

Kina përgjigjet me manovra ushtarake

Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiwanit, ndërsa një grup ligjvenësish amerikanë vizituan ishullin dhe u takuan me Presidenten Tsai Ing-Wen. Pekini kundërshtoi duke e quajtur vizitën shkelje të sovranitetit të Kinës.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës vuri në dukje përmes një deklarate se vizita e ligjvenësve amerikanë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës dhe “demonstron natyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara si prishës të paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit”. Në deklaratë nuk jepeshin hollësi nga manovrat e reja që kreu Kina sot.

Kryeministri i Tajwanit Su Tseng-Chang tha se ata nuk do të frikësohen nga reagimi i Pekinit ndaj vizitave të tilla. Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Taiwanin, por janë të detyruara me ligj, t’i japin ndihmë ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, për t’u mbrojtur.

Kina kurrë nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të vënë nën kontroll Tajvanin. Qeveria e Tajvanit thotë se Kina nuk e ka qeverisur kurrë ishullin dhe nuk ka të drejtë ta konsiderojë atë si pjesë të vetën dhe se vetëm 23 milionë banorët e iushiullit kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre.

Përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA