...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Uashingtoni kundërkërcënon Rusinë me pasoja të lemeritshme ndërsa ndez ‘dritën e jeshile’ për Kievin

Moska do të përballet me pasoja të “lemeritshme” nëse përdorte armët bërthamore

SHJ

26/09/2022 - 13:01

Pas kërcënimit të Putinit se ai nuk do të ngurronte të përdorte “armët strategjike” pas rezultatit të referendumeve në Donbas dhe dy rajonet e Ukrainës, nëse Ukraina sulmonte vendet përkatëse, reagoi pala amerikane me kundërkërcënim: si fillim kundërkërcënoi këshilltari i Bajdenit mbi sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Ai tha se SHBA-ja do të përgjigjet fuqishëm nëse Rusia përdor armë bërthamore. “Çdo përdorim i armëve bërthamore do të përballet me pasoja katastrofike për Rusinë”, tha ai, duke sqaruar se administrata e Bajdenit i kishte thënë Moskës privatisht dhe publikisht “në nivel shumë të lartë” se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të përgjigjen vendimtarisht nëse Rusia përdor armë bërthamore”.

Një ditë më pas kundërkërcënoi dhe shefi i politikës së jashtme amerikane, Blinkeni: ai tha se Moska do të përballet me pasoja të “lemeritshme” nëse përdorte armët bërthamore dhe administrata e Bajdeni ka një plan për veprim kundrejt përdorimit hipotetik të armëve bërthamore por pa zbuluar hollësi rreth planit. “Pasojat do të jenë të lemeritshme, dhe ne e kemi bër shumë të qartë këtë. Nuk do të them se cilat do të jenë pasojat. Çdo përdorim i armëve bërthamore do të ketë efekte katastrofike për, sigurisht, vendin që i përdor ato, por për shumë të tjerë gjithashtu”, tha ai.

Dy ditë më pas Blinkeni tha se Ukraina mund t`i përdorë armët perëndimore kundër ‘territoreve të kapura nga Rusia’ për sa kohë që Uashingtoni nuk do t`i njohë rajonet përkatëse. “Ne kurrë nuk do të njohim aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia. Ukraina ka të drejtën absolute të mbrojë veten për gjithë territorin e saj, duke përfshirë rimarrjen e territorit që është kapur në mënyrë të paligjshme, në një mënyrë apo një tjetër, nga Rusia. Dhe pasjisjet, armët që ne dhe shumë vende të tjerë po i çojmë, janë përdorur me shumë efektivitet për të bërë këtë”, tha ai.  

Përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA