...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Uashingtoni përgatitet për luftë rajonale në Lindjen e Mesme – Politico

Zyrtarët amerikanë shqetësohen se përhapja e luftës në Lindjen e Mesme do të përfshijë forcat amerikane për të mbrojtur Izraelin dhe si pasojë Bajdeni do të humbasë mbështetje në atdhe

Ylli Përmeti

07/01/2024 - 12:49

Tre ditë përpara vizitës së katërt të Blinkenit në Lindjen e Mesme për të përmbajtur luftën mes Izraelit dhe Hamasit, Politico raportonte se lufta në Gaza mund të zgjerohet dhe administrata e Bajdenit po përgatitet. Sipas të njëjtit burim, administrata e Bajdenit po harton plane për t`u përgjigjur.

Një plan është përgjigjja ndaj Huthit në Jemen ndërsa planifikojnë përgjigje ndaj forcave në Irak dhe Siri. “SHBA-ja ka muaj pas skenave që nxit Teheranin të bind ndërmjetësit të tërhiqen nga sulmet e tyre. Por ata nuk kanë parë shenja që grupet të kenë filluar uljen e sulmeve dhe shqetësohen se dhuna vetëm do të rritet në ditët në vijim”, citon gazeta.

Sulmet, në fakt, kanë bindur disa në administratën e Bajdenit se “lufta në Gaza ka përshkallëzuar zyrtarisht përtej kufijëve të saj ― një skenar për të cilin SHBA-ja është përpjekur ta shmang”.

Zyrtarët amerikanë shqetësohen se përhapja e luftës në Lindjen e Mesme do të përfshijë forcat amerikane për të mbrojtur Izraelin dhe si pasojë Bajdeni ―në fushatë zgjedhore― do të humbasë mbështetje në atdhe meqënse një ndër premtimet e tij në zgjedhjet e fundit ishte përfundimi i luftrave por në vend t`i përfundonte, me një përjashtim në Afganistan, filloi dy luftra më të rrezikshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Kështu në vend të shpresojnë që të përmbyset vala e mbështetjes së Trampit ―i cili udhëheq në çdo sondazh me përqindje të madhe― ajo thellohet.  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA