...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Uashingtoni përgatitet të hedhë si “limon të shtrydhur” Zelenskin

Mosbesimi lidhet me keqdrejtimin e qeverisë lidhur me spastrimin e pakujdesshëm të shërbimeve ushtarake dhe sigurisë nga Zelenski dhe me korrupsionin lidhur me ndihmat perëndimore

SHJ

09/08/2022 - 18:54

Uashingtoni ka filluar të distancohet nga Zelenski raporton New York Times, Washington Post dhe media të tjera amerikane; sepse po bëhet e qartë se lufta po fitohet nga Rusia dhe tani ―si në luftrat e tjera të Uashingtonit― qeveria “Bajden” kërkon të sajojë fajtorin e humbjes së luftës: Zelenskin!

Kolumnisti javor i “New York Times” Thomas Friedman, i lidhur ngushtë me Shtëpinë e Bardhë, për shembull, pasi citon se gjatë muajve të kaluar Uashingtoni ndaloi kritikën ndaj tij në media thotë se “është një mosbesim i thellë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Selenskyy―shumë më shumë se sa është raportuar”.

Mosbesimi lidhet me keqdrejtimin e qeverisë lidhur me spastrimin e pakujdesshëm të shërbimeve ushtarake dhe sigurisë nga Zelenski dhe me korrupsionin lidhur me ndihmat perëndimore. Çështja e fundit është konsideruar propagandë ruse nga elitat perëndimore.

Artikulli i tij lidhet kryesisht me krizën e Tajvanit për të cilën i njëjti autor këshillon Bajdenin të ndjekë qasjen e përfrikësimit të përhershëm ndaj Kinës duke furnizuar Tajvanin me raketa, sipas termit që përdorin analistët, “porcupine”, aq shumë saqë Kina mos të guxojë të vërë dorë mbi raketat e saj!   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA