Votuesit italianë rrëzuan nismën referendare të Melonit
Meloni ka qenë shpesh në përplasje me gjyqësorin, i cili ka rrëzuar disa nga politikat kryesore të saj, përfshirë planin për të mbajtur azilkërkues në qendra në Shqipëri dhe projektin për një urë të madhe drejt Siçilisë
Financial Times
24/03/2026 - 15:32
Meloni për ndryshime në sistemin e drejtësisë, duke i dhënë një goditje politike të ndjeshme qeverisë së saj
Me shumicën e votave të numëruara të hënën, kampi “jo” kryesonte me 53.7%, duke i dhënë fund një referendumi të tensionuar kombëtar mbi ndryshimet kushtetuese, të cilat kritikët i quajtën si rrezik për pavarësinë e gjyqësorit.
Pjesëmarrja prej rreth 59% ishte më e lartë se sa pritej, çka tregon se shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjeve të opozitës për të mbrojtur shtetin e së drejtës.
Meloni shprehu keqardhje për atë që e quajti një mundësi të humbur për të modernizuar Italinë, por theksoi se do të vazhdojë mandatin e saj. Ajo nënvizoi se rezultati nuk e ndryshon përkushtimin e saj për të punuar për të mirën e vendit.
Megjithatë, rezultati përbën një goditje për kryeministren, e cila kishte investuar shumë kapital politik në këtë reformë. Ndryshe nga ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili dha dorëheqje pas një referendumi të humbur, Meloni kishte deklaruar më herët se nuk do të largohej nga detyra në rast refuzimi.
Sipas analistëve, ky rezultat e dobëson politikisht qeverinë. Profesori Lorenzo Castellani e quajti Melonin të dobësuar, ndërsa këshilltari politik Ernesto Di Giovanni e pa votimin si një sinjal të qartë pakënaqësie publike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër, opozita reagoi ashpër. Elly Schlein e cilësoi rezultatin si refuzim të arrogancës së qeverisë, ndërsa Giuseppe Conte tha se qytetarët kërkojnë një politikë ndryshe, më pranë nevojave të tyre dhe më pak të përqendruar tek mbrojtja e politikanëve nga hetimet.
Meloni ka qenë shpesh në përplasje me gjyqësorin, i cili ka rrëzuar disa nga politikat kryesore të saj, përfshirë planin për të mbajtur azilkërkues në qendra në Shqipëri dhe projektin për një urë të madhe drejt Siçilisë. Ndryshimet e propozuara synonin riorganizimin e vetëqeverisjes së gjyqtarëve dhe krijimin e një organi të ri disiplinor.
Megjithatë, kundërshtarët argumentuan se këto masa nuk do të zgjidhnin problemin kryesor të sistemit italian – vonesat e gjata në proceset gjyqësore – dhe paralajmëruan se ato mund të hapnin rrugë për ndikim më të madh politik mbi drejtësinë, në një mënyrë të ngjashme me atë që kritikët i mveshin Viktor Orbánit në Hungari.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 5 reads



