Zelenski dhe perëndimi akuzuan Rusinë për sulmin ndaj një spitali: por cila është e vërteta?
Megjithëse vetëm hetimet e pavarura mund të tregojnë të vërtetën e plotë ―se nëse është përdorur raketë e prodhimit perëndimor apo rus etj― bazuar në faktet e hetuar, drejtësia anon nga pala ruse
SHJ
10/03/2022 - 18:53
10 mars 2022: Sot media perëndimore njoftoi një lajm lidhur me bombardimin e një spitali fëmijësh dhe repart lindjeje në Mariupoli ku u vranë tre njerëz duke përfshirë dhe një fëmijë. Për këtë akt kriminal media përkatëse akuzoi Moskën pasi u akuzua nga Zelenski. Ky i fundit tha se “sulmi ndaj spitalit të fëmijëve ishte një krim lufte” dhe se ai përbën fakt se në Ukrainë po ndodh “genocid”. Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin duke e quajtur atë “barbar”.
Por ministri i jashtëm rus, Lavrori, pretendoi një tjetër të vërtetë: ai tha se delegacioni rus kishte njoftuar këshillin e sigurisë në OKB tre ditë përpara se të ndodhte akti kriminal: se spitali ishte marrë nën kontroll nga nacionalistët ukrainas dhe “gjithë nënat dhe mamitë ishin ndjekur që andej”.
Dhe vërtet, në punimet e Këshillit të Sigurisë të datës 7 mars, tre ditë përpara sulmit, përfaqësuesi rus, Vasili Nebenzia, paralajmëroi Këshillin e Sigurisë se ishin radikalët dhe neonazistët ―jo forcat ushtarake ruse― ata që po mbanin peng qyteza dhe qytete duke i përdorur qytetarët si shqyta njerëzore ndërsa përmendi shkeljen e armëpushimeve nga nacionalistët duke përdorur si provë një bisedë telefonike të dy komandatëve të batalionit të Azovit të cilët urdhërojnë radikalët “t`i qëllojnë nga këmbët” ata që shkojnë në koridoret humanitare. Ata që guxuan të linin Mariupolin, shtoi ai, u qëlluan në pikat e kontrollit dhe për këtë ka plotë video.
Më pas ai përmend rastin e sulmit ndaj spitalit: “vendasit raportojnë”, tha ai, “se forcat e armatosura ukrainase nxorën jashtë personelin e spitalit të lindjes #1 të qytetit të Mariupolit dhe i vunë zjarrin një pjese të tij. Përveç kësaj, ata shkatërruan plotësisht kopshtin e fëmijëve të qytetit”.
Më tej ai përmend dhe disa raste të tjerë duke cituar se ata kanë frikë nga të vërtetat e njerëzve të larguar nga zonat duke ilustruar qëllimin e ushtrisë ukrainase me deklaratën e përbashkët të kryebashkiakut të Sumit, Oleksandër Lysenko, me komandantin e batalionit nacionalist të zonës: “Atje s`do të ketë koridore të gjelbërt, asnjë qytetar nuk do të shkojë në Rusi, dhe ata që përpiqen të shkojnë do të qëllohen”.
Pasoja tjetër e këtij “flamuri të rremë” ishte se në bisedimet që u zhvilluan në Turqi mes palëve nuk pati asnjë përparim ndersa Mariupoli pretendohet se kontrollohet nga ushtria ruse nga dje. Kështu, megjithëse vetëm hetimet e pavarura mund të tregojnë të vërtetën e plotë ―se nëse është përdorur raketë e prodhimit perëndimor apo rus etj― bazuar në faktet e hetuar, drejtësia anon nga pala ruse.

Njëkohësisht kongresi amerikan votoi një ndihmë tjetër për Ukrainën. Këtë herë duke tejkaluar disa herë shpenzimet tetëvjeçare: një paketë prej 13.6 miliardësh, e cila synon të rrisë mbështetjen humanitare në Ukrainë dhe aleatët e saj evropianë. Paketa përfshin 6.5 miliardë dollarë për kostot amerikane lidhur dërgimin e trupave dhe armëve në lindjen evropiane dhe armatosjen e forcave aleate atje, dhe 6.8 miliardë për kujdesin e refugjatëve dhe për të ndihmuar ekonomikisht aleatët. Ndërsa pritet të miratohet nga Senati kongresi miratoi dhe ligjin që ndalon importet e naftës ruse.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 201 reads



