...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zhduket gazetari serb nga mafia serbe: zbuloi vrasësit e Oliver Ivanoviç

Gazetari Cvetkoviç, ishte i njohur për hulumtimin e shumë aferave, përfshirë edhe vrasjen e politikanit lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Voa

15/06/2018 - 08:20

Autoritetet në Serbi thanë se janë vënë në kërkim të gazetarit, Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva, i cili është zhdukur që nga mbrëmja e së mërkurës.

Gazetari Cvetkoviç, ishte i njohur për hulumtimin e shumë aferave, përfshirë edhe vrasjen e politikanit lokal serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Policia tha se makina e tij është gjetur me derën e hapur e drita të ndezura.

Autoritetet thanë se kanë dërguar helikopterë, trupa shtesë të xhandarmërisë dhe njësitë e zhytësve për të kërkuar gazetarin e zhdukur.

Disa herë gjatë viteve të fundit, ai është ankuar për kërcënime lidhur me hulumtimet e tij.

Në muajin shkurt në Beograd ai organizoi një konferencë me gazetarë në të cilën publikoi fotografitë e personave, që sipas tij, ishin të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, ndërsa pohoi se atentati ndaj tij ishte paguar me 40 mijë euro.

Oliver Ivanoviç u vra në rrethana të paqarta më 16 janar.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA