...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zhvendosje gjeopolitike në Serbi: Vuçiçi braktis Rusinë dhe paralajmëron trazira

Dërgimi i municionit serb në frontin e Ukrainës ka qenë një faktor vendimtar në një zhvendosje të dukshme ndërsa SHBA-ja, Nato-ja dhe BE-ja së fundmi mbështetën Serbinë në një shpërthim të fundit të tensioneve etnike në Kosovë, sipas tre diplomatëve perëndimorë në rajon

Ylli Përmeti

06/06/2023 - 09:15

Arsyet pse perëndimi është i butë me Serbinë dhe i ashpër me Kosovën 

Sipas Financial Times, “Vuçiçi nuk kundërshton dërgimin e municioneve ndaj ndërmjetësuesve të cilët i dërgojnë ato në Ukrainë, në një shenjë që aleatja e vendosur e Rusisë në Ballkan po rrotullohet drejt perëndimit”. Presidenti serb tha se ai ishte në dijeni të raporteve të qeverisë amerikane se municionet serbe kanë përfunduar në Ukrainë përmes ndërmjetësuesve dhe se ai s`kishte plane t`i ndalonte ato. “Është e mundur që të ketë ndodhur? Nuk kam dyshim që mund të ketë ndodhur” i tha ai FT. “Cila është rrugëzgjidhja tjetër? Të mos e shesim?”, ka shtuar ai për gazetën.

Më tej gazeta sqaron lidhjen mes municioneve serbe që dërgohen në Ukrainë dhe qendrimit perëndimor lidhur me konfliktin e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës: sipas saj, “dërgimi i municionit serb në frontin e Ukrainës ka qenë një faktor vendimtar në një zhvendosje të dukshme ndërsa SHBA-ja, Nato-ja dhe BE-ja së fundmi mbështetën Serbinë në një shpërthim të fundit të tensioneve etnike në Kosovë, sipas tre diplomatëve perëndimorë në rajon”.

I pyetur nëse ai ishte një hap i qëllimshëm për të fituar miratimin e kryeqyteteve perëndimore, Vuçiçi tha se Beogradi kërko të verpojnë në një “mënyrë asnjanëse”. “Por unë s`jam shapakot. Unë jam në dijeni që disa nga armët tona mund të përfundojnë në Ukrainë”. Ai pranoi se ai po ecte në një litar të tendosur mes Moskës dhe fuqive perëndimore por tha se ai nuk do të ndihmonte përpjekjen luftarake ruse. “Ne iu bashkuam vendimeve të OKB-së” tha ai lidhur me qendrimet që dënonin luftën ruse në Ukrainë. “Ne u bashkuam me ndalimet ri-eksportuse, siç janë dronët me teknologji të dyfishtë...ne nuk do të jemi një qendër për të ri-eksportuar diçka në Rusi”.

Ai shtoi se kohët kur ai fliste me presidentin ruse Vladimir Putin çdo tre muaj kanë mbaruar, duke thënë se ai nuk ishte lidhur me Kremlinin për një vit përveç pritjes së vizitorëve nga Moska. “Kjo s`ka ndodhur kurrë më parë” tha ai. Gazeta citon dhe dy arsye të tjera që kanë luajtur rol në qendrimin e butë perëndimore ndaj saj: “lidhjet e forta serbe me Rusinë dhe mundësia e saj për të prishur sigurinë rajonale kanë detyruar kryeqytetet perëndimore të përqafojnë një qendrim më të butë kundrejt Beogradit, tha firma e inteligjencës së mbrojtjes Janes”. “Duke patur parasysh rrezikun e përshkallëzimit në veri të Kosovës, qeveritë perëndimore nuk duan të rrezikojnë të kenë një konflikt tjetër në Evropë”, thanë analistët Janes dhe Stefano Marras.

Por qasja e mospërfshirjes (hands-off) bart rreziqe, tha Engjellushe Morina, eprorja në Këshillin Evropian mbi Marrëdhëniet e Jashtme. “Kosova ka bërë gabimet e saj si pjesë e procesit ― por butësia perëndimore ndaj politikës së jashtme serbe anti-perëndimore ndihmoi të shtronte rrugën për dhunën e fundit”, shkrojti ajo.

Disa nga arsyet që përmend raporti i FT i kam përmendur në analizat përkatëse por ky raport mbivendos çështjen e armëve serbe dhe zhvendosjen e Vuçiçit drejt perëndimit. Këta janë faktorë të rëndësishëm për koniukturën aktuale. Por prapë, faktori kryesor, që dikton sjelljen perëndimore ndaj Serbisë, është qëllimi për ta integruar atë në “rendin” e tij. Për këtë qëllim atij i duhet të sakrifikojë shqiptarët: në rastin konkret, t`u japë të drejta serbëve në Kosovë më shumë se ç`ka çdo pakicë tjetër në Evropë dhe të mos kërkojë nga ajo të njëjtat të drejta për pakicën tonë atje...        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA