...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Politikat kriminale me konçesionet e qeverisë “Rama” dhe rasti i Suedisë

OPP-të përdoren për të fshehur borxhet publike, ndërsa furnizojnë garanci shtetërore afat-gjatë për përfitime për ndërmarrjet private.

Ylli Përmeti

28/12/2016 - 15:22

Doktrina e ‘ortakërisë publike dhe private’ –e qeverisë “Rama”- është e dështuar, gjykuar qoftë nga teoria sistemike qoftë nga përvoja. Problemi me qeverinë “Rama”, dhe jo vetëm me të, por me çdo qeveri tjetër borgjeze, është se ajo s’kupton teorinë sistemike. Për të njëjtën arsye këtu do të tregojmë dështimin e kësaj ‘doktrine’ bazuar në përvojën e vendeve të ashtuquajtur të “zhvilluar”.

Kështu, deklarata e Ahmetajt se qeveria ka përgatitur një paketë të gjerë projektesh në vepra publike, kryesisht në infrastrukturë dhe turizëm, duke mobilizuar kapitalin privat, dhe duke investuar nga 700 deri në 1 miliard dollarë në dy-tre vitet e ardhshme, kapitali i të cilëve do të garantohet nga buxheti meqënse e lejon ligji qeverinë të paguajë deri në 5 për qind të të ardhurave buxhetore për konçesionet, një investim që nuk do të rrisë deficitin dhe borxhin dhe që është ideuar nga Kryeministri dhe miratuar nga “eksperti” i financave tona[1]...është blofi më i madh e qeverisë “Rama”: sepse, së pari, ai është ‘lajm’ vetëm lidhur me faktin se kjo “ide” buron deri diku nga Banka Botërore (BB) dhe jo nga Kryeministri.[2]

Dhe është “lajm” në kuptimin se Ahmetaj ose s’është në dijeni se është kryesisht BB që e ka institucionalizuar konceptin e “Ortakërisë Publike-Private” (OPP) dhe se vendet perëndimore kanë përvojë të gjatë në këto praktika,[3]ndaj dhe BB e mbështet, meqënse me kursime publike bështeten ndërmarrje private...ose donte të lajkatonte punëdhënësin e tij. Në të dy rastet qendrimi i tij është i dënueshëm si nga këndvështrimi akademik ashtu dhe nga këndvështrimi etikë. Së dyti, ministri ynë i financave, të cilin, bashkë me ministrat e tjerë të kësaj qeverie por dhe të pararendëses, dhe bashkë me deputetët dhe “ekspertët” që mbajnë pas dhe i paguajnë me rroga të majme, e quaj parazit, shpërnjohin përvojën 30 vjeçare të kësaj “doktrine”, e cila tregon se ka dështuar. Siç citon një autor:

OPP-ja është kulminacioni i përvojës dhe vlerësimi tridhjetë vjeçar i privatizimeve, në vende të pasura dhe të varfëra. Ajo çmistifikon proceset në hije të OPP-ve, shumica e të cilave fshihen pas negociatave konfidenciale për të mbrojtur sektretin tregëtarizues. Atje s’ka këshillime publike, ka shumë premtime të gabuara dhe kontrata komplekse të pabesueshme, të gjitha të hartuara për të mbrojtur përfitimet e korporatave. Atje ka gjithashtu një sasi të konsiderueshme korrupsioni, meqënse kontratat e privatizimeve mund të jenë jashtëzakonisht të vlefshme...OPP-të përdoren për të fshehur borxhet publike, ndërsa furnizojnë garanci shtetërore afat-gjatë për përfitime për ndërmarrjet private. Korporatat e sektorit privat duhet të maksimizojnë përfitimet nëse duhet të mbijetojnë. Kjo është rrënjësisht e papërputhshme me mbrojtjen e mjedisit dhe sigurimin cilësor universal për shërbimet publike.[4]  

Në të vërtetë, dëmi që mund t’i shkaktohet popullit shqiptar nga kjo qasje, mund të jetë më i madh krahasuar me vendet perëndimore, meqënse klasën tonë politike e karakterizon babëzia në një shkallë më të madhe se perëndimorët dhe, në shkallë të ndryshme, operojnë mbi ligjet. Nuk do të diskutoja këtu anën tjetër të ligjit, të cilin e përmend ministri në fjalë, se “ligji lejon qeverinë të paguajë nga buxheti deri në 5 për qind për konçesionet”: sepse është e qartë se bëhet fjalë për vjedhje të organizuar dhe maskuar nën petkun e ligjit të cilin e kanë miratuar vetë ata dhe për të njëjtën arsye.  

Dhe së fundmi, në të njëjtën deklaratë, ministri i financave citoi se me këtë paketë qeveria synon të rrisë PPB-në vjetore me 5-6 për qind me qëllim që shqiptarët “ta ndjejnë më shumë rritjen ekonomike”!

Në të vërtetë, Ahmetaj uli vrullin e Kryeministrit, i cili një javë më parë premtoi rritje ekonomike prej 7%. Siç duket, e rimenduan dhe e ulën në 5-6 për qind.

Sidoqoftë, argumenti se sa më e lartë të jetë rritja ekonomike për një vend aq më shumë e ndjejnë klasat e ulëta të shoqërisë— është lehtësisht i përgënjeshtueshëm, jo vetëm duke gjykuar nga përvoja por edhe nga teoria: ‘nga përvoja’ nëse gjykojmë nga përvoja kineze, e cila ndërsa ka ruajtur përqindje të larta të rritjes ekonomike ka krijuar, gjithashtu, pabarazi tejet të mëdha, pavarësisht se supozohet se si vend “komunist” do të kishte shpërndaje më të barabartë të të ardhurave të vendit.

‘Nga teoria’, meqënse çdo konçesion në treg është për të maksimizuar përfitimet dhe kur paralel me këtë dinamikë, ndërmarrjet konçesionare, nuk ndryshojnë në asnjë aspekt me shtetin modern në administrimin e tyre: ato janë hierarkike dhe të pakontrollueshme qoftë nga punëtorët qoftë nga qeveritë. Kjo është njëra anë e problematikës; tjetra, është se konçensionarëve iu mungon qoftë teoria e administrimit qoftë përvoja. Kështu me ndërmarrje konçesionare të pakontrollueshme dhe pa dije administrative nuk do të ishte e çuditshme të vërtetojmë që në teori se çdo konçension është i dështuar.

As do të ishte e çuditshme që Suedinë ta përfshinte —pas eksperimentit të dy dekadave të fundit— angthi lidhur me modelin e saj zhvillimor. Domethënë, të modelit “publik-privat” që propagandohet dhe përparohet, përveç anëtarëve të tjerë të BE-së, edhe nga qeveria “Rama”! Domethënë, të ndërmarrjeve private që administrojnë shërbime publike. Dy janë problemet kryesore që kanë shkaktuar ndërmarrjet private: (1) kanë kryer fitime të tepërta dhe në shumë raste, si në rastin kur administrojnë shkolla publike të financuara nga shteti, kanë shkaktuar dëme: sepse sipas testit “Pisa”, i cili krahason sistemet edukative të vendeve të pasura, Suedia ka pësuar rënien më të shpejtë në mësime mes viteve 2000 dhe 2012 më shumë se çdo vend tjetër.

Për këtë gjendje majtistët fajësojnë derregullimin (ose privatizimin) e edukimit i cili ka qëruar studentët më të mirë nga shkollat publike. Ndërmarrjet private, me rradhë, argumentojnë se ato po veprojnë mirë por shkollat publike administrohen keq dhe se atje është një ndryshim themelor në mënyrën se si administrohen shkollat private dhe publike: këto të fundit inkurajohen për të shpenzuar gjithë buxhetin e tyre ndryshe ata e humbasin atë ndërsa të parat kanë përparësi efiçencën. Vendimi për të lejuar ndërmarrjet private për të administruar shërbimet publike ka qenë po aq kontribut i qeverive pararendëse të majta të cilat donin të jepnin zgjedhje të lirë për çdo njeri ndërsa të djathtët kërkojnë t’i bëjnë ndërmarrjet më efiçente.[5]

Për pasojë, qeveria suedeze kërkon t’i kufizojë ato në fitime. Problemi kryesor me qasjen e të djathtëve —kur thonë se kanë përparësi ‘efiçencën’— është se ata nuk na tregojnë se si e arrijnë “efiçencën”: duke përdorur vendimet demokratike dhe dijen apo frikën apo rushfetet?

Ndërsa të ashtu quajturit të “majtë”, supozohet se kanë virtytin teorik përmes të cilit mund të tregohet fare lehtë se ndërmarrjet private që kanë për objektiv rritjen e përfitimeve —pa ndonjë kontroll efektiv— nga institucionet publike, do të degjenerojnë, jo vetëm për shkak të qëllimit final —përfitimit— por edhe për shkak se miradministrimi i një shërbimi publik apo ndërmarrjeje varet nga virtytet (teorikë dhe etikë) dhe përvoja. Përfitimet e ndërmarrjeve private, rrjedhimisht, mund t’i kufizojë qeveria –meqënse mbështetet nga shumica e popullit— me ligj, por është e sigurtë se ato do ta shkelin ligjin dhe do të vazhdojnë të kryejnë fitime ndërsa edukimi publik degjeneron...        

FMN-ja - qeverisë: edhe ‘kujdes’ por edhe përdore praktikën e PPP-ve!

Shqipëria shënon rekord në Evropë për borxhin ndaj PPP-ve

Vjedhjet e ‘tmerrshme’ të qeverisë “Rama” me konçesionet


[1]Top Channel, 27 dhjetor 2016.

[2]Goverment support in financing PPPs, World Bank, 2016-09-08.

[3]PPP – definition, origin and evolution. Krakow.net.

[4]Why public-private partnerships don’t work? David Hall, University of Greenwich, UK, 2015.

[5]Swedish angst grows over tensions in public-private model, FT, October 26, 2016.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA