Amerika Latine dhe Qendrore “pushtohet” nga e majta marksiste dhe anti-amerikanizmi
Si pasojë e propagandës së zezë anglo-amerikane dhe gjeopolitikës së padrejtë nga Uashingtoni dhe Londra në Amerikën Latine dhe Qendrore ka shpërthyer anti-amerikanizmi gjithandej
Ylli Përmeti
11/09/2022 - 07:19
Si pasojë e propagandës së zezë anglo-amerikane dhe gjeopolitikës së padrejtë në hemisferën amerikane, në Amerikën Latine dhe Qendrore ka shpërthyer anti-amerikanizmi gjithandej.
Rrëfimi i Pompeos për grabitjen e Amerikës Latine dhe propaganda e zezë anglo-amerikane kundër të majtës marksiste
Vendi i parë ku anti-amerikanizmi është në kulmin e tij historik është Kolumbia; zgjedhjet e fundit presidenciale atje i fitoi marksisti Gustavo Petros. Ai ishte pjesë e lëvizjes guerrile të 19 prillit ose siç njihet shkurt, “M-19” (Movimienton 19 de Abril). Ngjitjes së tij në pushtet Financial Times i kushtoi një analizë ku citon që në fillim se në vitin 1980, lëvizja guerrile M-19 sulmoi një pritje diplomatike në Bogota dhe mori peng emisarin e SHBA-së Diego Asencio, duke e mbajtuar atë dhe disa të tjerë peng për dy muaj përpara se t`i fluturonin në Kubë dhe liruar. Ishte pjesë e një numri akrobacish kuturiare të drejtuara nga guerrilët në një fushatë kundër klasës drejtuese dhe “imperialistëve janki” të cilët e mbanin atë gjallë me propagandën e zezë dhe korruptimin e krerëve të partive konservatore dhe neoliberale.
Pak habi që pas katër dekadave, qeveria e SHBA-së është një nga shumë aktorët që i shihte zgjedhjet presidenciale të 29 majit në Kolumbi me dridhje. Pjesë e arsyes është Gustavo Petro, i cili u përfshi në pengmarrjen e ambasadorit amerikan kur ishte 19 vjeç i sapo rekrutuar në radhët e lëvizjes, sepse ai ende reflekton disa nga idetë radikale të rinisë së tij. Ai ka paralajmëruar jo vetëm përmbysjen e modelit ekonomik të vendit të tij por gjithashtu të rimendojë dogmat kyçe të aleancës strategjike të Uashingtonit në Amerikën Jugore si lufta ndaj drogës, një marrëveshje për treg të lirë dhe nxitjen e kryesuar nga SHBA-ja për të rrëzuar qeverinë socialiste revolucionare të Venezuelës. Nëse të majtës i mohohësh fitorja mbështetësit se tij u zotuan se do të vërshonin në rrugë madje do të ndërmerrnin dhe një grusht shteti ose do të vonin zgjedhjet.
Të gjitha këto kur pesë vjet më parë Kolumbia u bë vendi i parë në Amerikën Latine me statusin e “krahazuesit botëror” të dhënë nga Nato-ja, dhe në mars Bejdeni e quajti atë një aleat të madh jo-Nato-ist, duke i dhënë përfitime të shtuara në mbrojtje dhe siguri. Gjatë luftës së ftohtë, kur Amerika Latine ishte një fushëbetejë kyçe mes SHBA-së dhe Sovjetëve, Kolumbia mbeti pro-amerikane, pavarësisht kryengritjeve marksiste vendore. Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë dhe Ushtria Kombëtare Çlirimtare―grupe që lulëzuan në popullsinë fshatare kolumbiane në vitet `60― paralajmëruan përmbysjen e shteti me dhunë.
Qëllimi i tyre, si M-19 në vitet 1980, ishte të shqyenin një sistem të mbyllur politik në të cilin pushteti ndërrohësh mes dy partive tradicionale të dala nga e njëjta elitë, Liberalët dhe Konservatorët. Ai sistem siguronte qendrueshmëri politike dhe ekonomike pavarësisht konfliktit shoqëror të vendit dhe dhunës së gjerë të lidhur me drogën, por gjithashtu mbajti të majtën [marksiste] larg pushtetit dhe përjashtoi popullatat indigjene dhe të zeza, gjithashtu dhe të varfërit. Ndryshe nga rajoni, Kolumbia nuk ka patur kurrë një qeveri socialiste. Pavarësisht rritjes relativisht të fuqishme ekonomike përgjatë dy dekadave të kaluara, Kolumbia është vendi më i pabarabartë në Amerikën Latine, një kontinent i mirënjohur për pabarazitë. Më shumë se gjysma e popullit punon jashtë ekonomisë zyrtare dhe qasja në edukimin e lartë të cilësisë së mirë ose kujdesin shëndetësor është e kufizuar.
Investitorët e donin qendrueshmërinë ekonomike të Kolumbisë të ankoruar nga një bank qendrore konservative dhe qeveri të kujdesshme në politikat fiskale, të cilat i shmangeshin dafrungave të detyrimeve (borxheve) dhe falimentimeve të zakonshme në Amerikën Latine. Ajo u bë një nga vendet më të parapëlqyera bashkë me Çilin dhe Perunë. Shumëkombshet derdhën miliarda dollarë në naftë, qymyr, projekte publike dhe rrugë, pavarësisht konfliktit të gjatë me Fark-un, i cili përfundoi me një marrëveshje paqeje në vitin 2016.
Petrua premtoi edukim të lartë falas, punë shtetërore të garantuar për të papunët, përfundimin e shfrytëzimit të naftës dhe gazit pavarësisht se hidrokarburet përbëjnë gjysmën e gjithë eksporteve dhe reformë fiskale, jo thjesht taksa të drejta dhe më shumë se pesë për qind të PBB-së do të shkojë në sistemin shëndetësor dhe shtetin e ndihmës shoqërore. Ai paralajmëroi se do t`i bënte ndërmarrjet të paguanin 70 për qind të fitimeve nga dividentëve, për pensionin shtetëror dhe do të reformojë bankën qendrore. Në politikën e jashtme ai kërkon të rishikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Uashingtonin. Ai mbështet ligjësimin e tregut të drogës megjithëse kjo varet nga dëshira e kolumbianëve dhe do të varet nga kombet konsumuese dhe do të rivendosë lidhjet me Venezuelën, ku SHBA-ja nuk njeh presidentin, Maduron, dhe mban një ambasadë venezueliane të syrgjynosur në Bogota.
Marrëveshja e vjetër prej një dekade i ka çuar eksportet e naftës dhe mineraleve të rriten kundrejt SHBA-së me 53 përqind por ajo marrëveshje, sipas Petros, ka gjymtuar sektorin e agrikulturës dhe ka detyruar fermerët të prodhojnë kokainë. Pavarësisht miliardave të derdhura nga qeveritë e Uashingtonit për luftuar trafikimin e kokainës, Kolumbia ka prodhuar katër herë më shumë nga ajo se sa herët në vitin 1990 kur Pabolo Eskobari ishte në kulmin e poshtërsive të tij. Komuniteti i biznesit në Kolumbi u alarmua nga propozimet e Petros. Madje disa familje fermerësh blektorie (rançistë) kërcënuan politikat e tij por Petrua nuk u tërhoq nga politikat e tij pavarësisht se që nga viti 1980 janë vrarë katër kandidatë për president.
Fitorja e partisë së Petros në Kolumbi është e shtata e llojit në kontentin e Amerikës së Jugut, pas Brazilit (në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, tetor 2022, kandidati i të majtës Lula me shumë gjasa fiton zgjedhjet pasi sondazhet tregojnë se ai mbështetet me një diferencë të madhe krahasuar me Bolsonaron), Meksikës, Argjentinës, Perusë, Venezuelës, dhe Kilit. Por për Kolumbinë ajo është qeveria më radikale e historisë së saj moderne. Fitorja e tij ishte e ngushtë, me 50.47% të votave, kundrejt rivalit të tij, gafëmadhit, Rodolfo Hernandez, me 47.27%.
Kjo është arsyeja kryesore se pse ai do ta ketë të vështirë të realizojë premtimet e tij. Por nëse ai realizon rivendosjen e marrëdhënieve me Venezuelën, me të cilën historikisht ka patur lidhje të ngushta, sepse dikur ishin pjesë e Kolumbisë së Madhe, e cila mbulonte një hapësirë të madhe në veriun e Amerikës Jugore, dhe disa i quajnë “binjakë siamezë”, mund të zvogëlojë përpjekjen e opozitës kolumbiane dhe të Uashingtonit për të minuar politikat e tij. Gjatë krijimit të qeverisë së re në Kolumbi, Venezuela kërkoi rithemelimin e marrëdhënieve ushtarake. Ky bashkëpunim do ta bëjë më të vështirë minimin e politikave të tyre nga Uashingtoni dhe opozitat atje.
Uashingtoni ka përkeqësuar marrëdhëniet dhe me fqinjin e tij në jug, Meksikën. Kjo e fundit drejtohet nga Lopes Obrador, i cili përshkruhet i majtë në ideologji dhe u ngjit në pushtet në fund të vitit 2018. Ai ka mbështetur rishikimin e marrëveshjes për treg të lirë për Amerikën Veriore dhe ngaqë kërkon që sektorin e energjitikës të mos e liberalizojë ose privatizojë, ai akuzohet nga manifakturuesit, ligjbërësit dhe ndërmarrjet e energjisë amerikane se ai nuk përputhet me shpirtin e marrëveshjes së re tregtare duke kërkuar të kufizojë konkurrencën, veçanërisht në sekotrin e energjisë elektrike.
Marrëdhëniet janë aq të tendosura saqë Lopezi bojkotoi mbledhjen e Bajdenit për Hemisferën Perëndimore në ditët e para të qershorit. Presidenti meksikan tha se nuk do të shkonte në mbledhje pasi Bajdeni nuk kishte ftuar udhëheqësit e Kubës, Nikaraguas dhe Venezuelës. Shembullin e tij e ndoqën dhe udhëheqës të tjerë të Amerikës Qendrore. Shqetësimi kryesor amerikan lidhet me emigacionin, tregun dhe rrjedhën e fentanilit, një drogë shumë e fortë (50 herë më e fortë se heroina dhe 100 herë më e fortë se morfina) që po shkatërron jetët e amerikanëve. Shumica e drogës në fjalë kalon nga Meksika. Lopezi ka kërcënuar, madje, se nëse gjykata amerikane burgoste themeluesin e Wikileaks, Julian Assange, ai do të hiqte statujën e lirisë.
Meksika është vendi i dytë më i madh tregtar i SHBA-së. Vendet janë të lidhur gjeografikisht dhe kulturalisht. Por Meksika është burimi kryesor i emigrantëve të paligjshëm dhe drogës ndërsa SHBA-ja burimi kryesor i armëve që përdoren nga organizatat kriminale në Meksikë. Por pavarësisht interesave të përbashkëta raportet janë shkëmbore. Qoftë edhe kreu i Brazilit, i cili shkoi në mbledhje, kritikoi Bajdenin për përjashtimin e disa vendeve nga mbledhja dhe ambargon amerikane ndaj Kubës. Në mbledhje nuk mungoi dhe kritika e presidentit argjentinas dhe të tjerëve ndërsa Bajdeni e zbuti karakterin e tendosur të mbledhjes pas mbarimit të saj.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 202 reads



