...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si u krijua nacionalizmi ukrainas nga Amerika dhe pse shkaktoi luftë me Rusinë?

Amerikanët nuk do të mbështesin ata që kërkojnë pavarësi me qëllim që të zëvendësojnë një tirani me një despotizëm lokal

Ylli Përmeti

28/02/2022 - 18:07

Në ditën e kërshëndellave, 1991, kur Gorbaçovi deklaroi dorëheqjen e tij dhe fundin e Bashkimit Sovjetik dhe pranoi si superfuqi të vetme Amerikën, Ukraina kishte shpallur pavarësinë e saj katër muaj përpara aktit të tij historik. Pavarësia ishte pasojë e një përpjekjeje për grusht shteti nga komunistët e Ukrainës që refuzonin shpërbërjen e unionit. Në të njëjtën ditë parlamenti thirri një referendum për mbështetjen e pavarësisë. Ai u mbështet me mbi 90% të votave. Pak ditë më pas filloi çkomunistizimi i vendit me heqjen e shtatoreve të gjithë heronjëve komunistë duke përfshirë dhe Leninin. Një muaj më pas u njoh nga SHBA-ja dhe pak muaj më pas―në janar të vitit 1992― shkoi për vizitë Xhorxh Bushi ku bëri deklaratën historike përpara popullit ukrainas, ku tha mes të tjerash se “amerikanët nuk do të mbështesin ata që kërkojnë pavarësi me qëllim që të zëvendësojnë një tirani me një despotizëm lokal”.

Bushi i vlerësonte drejtuesit komunistë dhe shqetësohësh për “fatin” e armëve bërthamore. Ai u përpoq të “shpëtonte” Bashkimin Sovjetik për shkak se kishte frikën e ndonjë puçi të dhunshëm ose ndonjë lufte civile dhe humbjen e kontrollit të armëve bërthamore. Si pasojë, Bushi ndihmoi Jelcinin të fitonte pushtetin me ndihmën e CIA-s pikërisht për të asgjësuar një grusht shteti të organizuar nga komunistët në Moskë, të cilët donit të ndalonin shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Kështu ai eliminoi mundësinë e kaosit dhe daljen e vendit jashtë kontrollit dhe bashkë me të siguroi dhe armët bërthamore por më e rëndësishmja, ai kontriboi në shpërbërjen e unionit dhe në shpalljen e Amerikës si hegjemonia e vetme e rendit të ri botëror të globalizmit neoliberal, për të cilin ishin përgatitur amerikanët dhe britanikët.

Por ai bëri një premtim përpara ukrainasve: se Amerika nuk do të mbështeste despotët ose nacionalistët. Amerika, në fakt, kishte mbështetur nacionalistët ukrainas gjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë. Qëllimi ishte të minonte pushtetin e Sovjetëve dhe ta shkatërronte atë. Siç citon një studim:

Qeveria amerikane krijoi lidhje në Evropën Perëndimore me refugjatë anti-komunistë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fshehtas mbështeti një mori grupesh. Si fillim në vitet `40 duke bashkëpunuar me OSS/CIA dhe grupe emigrantësh, duke i hedhur me parashuta për t`u lidhur me organizata të fshehta në vende kombëtare dhe katër dekadat e ardhshme deri në fund të viteve `80 duke i mbështetur ato me metoda jo të dhunshme kundër pushtetit sovjet. Një nga organizatat e mbeshtetura nga qeveria amerikane ishte Prolog Research dhe Publishing Corporation që ekzistonin nga viti 1952 deri në vitin 1992. Prolog-u ishte themeluar nga zpUHVR (përfaqësi e jashtme e Këshillit Suprem Çlirimtar Ukrainas), ombrella politike e nacionalistëve ukrainas, partizanë anti-sovjet të cilët luftuan një luftë guerrile kundër shtetit Sovjet deri në vitin 1950...Prolog tregoi se ishte mjaft e mbrothët në strategjinë e saj çlirimtare duke furnizuar me volume të shumta teknike, publikime dhe mbështetje financiare për disidentët dhe rrymave opozitare brenda Partisë Komuniste të Ukrainës (U.S. support for Ukraine`s liberation during the Cold War: A study of prolog Research and Publishing Corporation, University of California PRESS, 2012.

Përpara deklaratës së tij ishte themeluar partia nacionaliste ukrainase me emrin “Svoboda”―“Gjithë Bashkimi Ukrainas “Liri””. Kështuqë deklarata e Bushit u drejtohësh nacionalistëve ukrainas të cilët Amerika i kishte mbështetur prej dekadash. Hamendësisht, sepse kishte frikë se mos kryenin ndonjë puç dhe merrin në dorë armët bërthamore ―të Ukrainës― dhe bënin ndonjë gjëmë. Sidoqoftë, pas krijimit të platformës së saj, partia mori pjesë në zgjedhjet e vitit 1998 dhe u fut në parlament. Me disa ulje-ngritje dhe ndryshime, partia fitoi mbështetje të madhe pas dhjetë vjetësh duke zgjedhur 50 deputetë nga 120 dhe në vitin 2014 organizoi puçin me mbështetjen amerikane dhe evropiane ku humbën jetën 18 anëtarë të partisë. Që nga ai vit nacionalizmi ukrainas është rritur dhe është bërë shqetësim jo vetëm për rusët e Ukrainës (meqënse kështu i quajnë) por për gjithë pakicat e tjera ndërsa krimet e tyre janë minimizuar nga SHBA-ja. Lidhur me këtë fakt, ja cili është përfundimi i një analize në revistën amerikane “The Nation”:

Mbështetja e rebelimit të Maidanit, bashkë me kredhjet prej bilionash të establishmentit amrikan në Kievin pas-Maidan, e bënë të qartë: duke filluar nga shkurti 2014, Ukraina u bë projekti i fundit i  Uashingtonit e demokracisë...duke toleruar bandat dhe batalionet, shtrembërimet shtetërore të holokaustit, dhe sulmet ndaj LGBT-së dhe romëve, SHBA-ja i thotë pjesës tjetër të Evropës: “Ne jemi në rregull më këto”. Por ndërlikimet―veçanërisht në kohë ringjalljeje të së djathtës së skajshme botërore, janë tejet shqetësuese”.

Sigurisht, analiza shpërnjeh faktin se nacionalistët ukrainas përdoren qëllimshëm nga qeveritë amerikane për t`i përdorur kundër Rusisë. Domethënë, nuk përfshin as kohën e luftës së ftohtë, kur i organizoi, as edhe efektin që pati maidani ukrainas në Moskë: drithërimat e një lufte me përmasa të mëdha, si fillim në Donbas dhe më pas në gjithë Ukrainën! Për të zbutur efektin e tyre në shoqëri Zelenski rekrutoi disa prej tyre në institucionet shtetërore dhe të tjerët i rekrutoi në ushtri shumë prej të cilëve janë trajinuar nga amerikanët dhe britanikët për të zhvilluar luftë guerrile kundër Rusisë aq sa rrezikojmë nga një luftë botërore!  

Pjese studimore e shkeptur nga...

Ukraina: fillimi i fundit të rendit botëror apo fillimi i luftës së tretë botërore?    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA