Habitet shkenca: derrkucat kanë empati, ndjellamirësi dhe ndjellakeqësi
Derrat tregojnë shenja empatie ndërsa dhitë konkurrojnë qentë lidhur me inteligjencën shoqërore, dhe një gjetje e fundit, stërpikëse, tregon se lopët mund të mësohen të jashtëqisin në uturak, duke nënkuptuar vetë-dijeni
Ylli Përmeti
21/12/2023 - 20:32
Kafshët që percetojnë kohën, kafshët dhe mjedisin e natyrës në të cilën jetojnë, kanë kujtesë. Kot s’themi se atje ku bie gomari një herë nuk bie prapë: sepse e mban mend vendin dhe do të jetë i kujdesshëm herën tjetër. As është e rastit që kafsha shtëpiake qendron me njeriun që mban mend se e ka ushqyer dhe është kujdesur për të dhe jo me të tjerë.
Madje studiuesit, të cilët nuk e fillojnë kuptimin e natyrës së kafshës nga nocioni` kujtesës, janë befasuar me sjelljen e kafshëve shtëpiake dhe gjedhin. Sipas një raporti të publikuar në revistën shkencore “Science”, gjatë dekadës së kaluar, studiuesit e Institutit për Biologjinë e Kafshëve Shtëpiake, në Gjermani (FBN), tregojnë se derrat tregojnë shenja ndjeshmërie (empatie) ndërsa dhitë konkurrojnë qentë lidhur me inteligjencën shoqërore, dhe një gjetje e fundit, stërpikëse, tregon se lopët mund të mësohen të jashtëqisin në uturak, duke nënkuptuar vetë-dijeni”.
Vlerësohet se janë rreth 78 miliardë kafshë shtëpiake (ku përfshihen dhe ato që mbarështohen për qëllime shfrytëzimi për qumështin dhe mishin e tyre), një numër që zvogëlon majmunët, brejtësit dhe njerëzit, që kemi jetuar me to më gjatë se çdo krijesë tjetër. Por ndërsa studiuesit tregojnë trutë e minjëve në kopjuter dhe aftësitë e qenëve që të intuitojnë mendimet tona, kafshët shtëpiake mbeten një kuti e zezë. Por tani studimet tregojnë se derrkucat e vëzhguar, 85% të kohës së tyre çliruan një shok të grackuar në kuti brenda 20 minutave.
Ky fakt tregon se ata kanë ndjesinë ose ndjeshmërinë e ndihmës kur shikojnë një derrkuc tjetër të kurthuar dhe të stresuar, çka tregon më tej se ata janë të ndjeshëm dhe të kuptueshëm ndaj gjendjes emocionale të derrkucave në kuti ndërsa çlirimi i shokëve të tyre nga kurthi i sajuar nga shkencëtarët tregon mençuri. Madje ata kanë treguar dhe shenja ndjellamirësie (optimizëm) dhe ndjellakeqësie (pesimizëm).
Lopët, gjithashtu, kanë treguar shenja të ngjashme; madje ato mësojnë më shpejtë se çdo fëmijë se si të sillen me nevojën e tyre për të jashtëqitur (ta mbajnë atë dhe ta shkarkojnë në vendin e ‘duhur’).
Filozofia e kafshëve, zhvillimet e fundit për mbrojtjen e tyre dhe ndërmarrja në Durrës
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 72 reads



