...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Alarm: Bota përballet me ‘zhdukje biologjike’ të specieve si kurrë më parë

SHJ

11/07/2017 - 14:22

Ka kohë që qarkullon një qendrim i Stiven Hoking lidhur me njerëzinë dhe të ardhmen e saj —njëri nga njerëzit më të zgjuar, siç paraqitet nga shumë shkencëtarë të kohëve tona— pas Ajnshtajnit: se ne duhet të braktisim planetin tonë dhe të zhvillojmë jetë në planetë të tjerë që të shpëtojmë! Këtë qendrim e përqafojnë shumë në kohën tonë meqënse pak janë ata që tregojnë shkaqet. Madje shkaqet s’i tregon as Hoking. Sigurisht, përveç ‘lakmisë’ e të tjera si këto. Problemi është se njerëzit e zakonshëm ngatërrojnë —në padije, sigurisht—qendrimin e një fizikanti me qendrimin e studiuesve të filozofisë politike: sepse është kjo e fundit që shqetësohet për shkaqet ose ka për detyrë të tregojë shkaqet e katastrofave dhe krizave tona. Në kohët tona janë pak të tillë dhe zakonisht “groposen” nga masmedia dhe elitat moderne. Kështu, në kuadër të këtij pështjellimi të përgjithshëm, qarkulloi së fundmi një studim tjetër i cili citon se “bota po përjeton një ‘zhdukje biologjike’ të specieve të saj për shkak të njerëzve”!

Autorët studiuan 26,600 specie zogjsh, amfibësh, gjitarësh dhe zvarranikësh —afërsisht gjysmën e specieve vertebrore—dhe konluduan se zhdukja e gjashtë masive e specieve të planetit…që hyri në fjalorin tonë për shkak të përfundimeve të një studimi në vitin 2015 (Ehrlich etj.)  është më keq se sa mendohësh më parë. Ata kanë gjetur se numri i kafshëve që dikur jetonin paralel me njerëzit - ka rënë më shumë se 50 për qind. Autorët argumentojnë se bota nuk mund të presë të adresojë dëmin e biodiversitetit dhe se dritarja kohore për veprim të efektshëm është shumë e shkurtër, “ndoshta jo më shumë se dy ose tre dekada”. Autorët zbuluan se më shumë se 30 për qind e vertebrorëve dhe 177 gjitarë të mirë-studiuar janë zhdukur si pasojë e zvogëlimit të rrezes territoriale (rreth 30 për qind të sipërfaqes që zinin nga viti 1990-2015). Dhe më shumë se 40 për qind e këtyre specieve kishin humbur më shumë se 80 për qind të rrezes së tyre gjeografike. Rreth 41 për qind e amfibëve dhe 26 për qind e gjitarëve kërcënohen me zhdukje.

Autorët përfshijnë disa nga shkaqet e zhdukjes së biodiversitet: humbja e habitatit, mbipopullimi, organizmat pushtues, ndotja, toksifikimi, ndryshimi klimatik dhe një luftë e mundshe bërthamore e shkallës së madhe. Kështu ata bëjnë thirrje për kufizimin e popullatës botërore të njerëzve, kërkojnë të adresohet tej-konsumi, dhe shoqëritë të kuptojnë se ato duhet të zhvendosen nga “trillimi se rritja e përhershme ekonomike nuk mund të ndodhë në një planet me burime të kufizuara”. Më tej, ata shtojnë dhe mungesën e empatisë mes njerëzish kundrejt jetës së kafshëve të tjera të plantit. Hera e fundit kur u zhdukën specie e planetit tonë ishte koha kur u zhdukën dinozaurët dhe rreth 75 për qind e jetës së planetit: rreth 66 milion vjet më parë. Ritmi i zhdukjes së kafshëve është 10 deri 100 herë më i shpejtë se në të kaluarën!

Por qoftë Hoking qoftë studiuesit përkatës nuk shikojnë as kuadrin institucional të botës moderne dhe kontribuesit teorikë të tij (Monteskie dhe Adam Smith në njërën anë dhe Marksi në anën tjetër) as edhe kuadrin institucional të globalizmit neoliberal, prej të cilit burojnë vlerat që dominojnë shoqëritë e integruara në të: konkurrencën (e cila çon në ekspansion dhe antagonizëm); konsumerizmin (i cili buron nga ideologjia e rritjes ekonomike dhe përqendrimi i pushtetit në duart e elitave); dhe individualizmin (i cili është efekti anësor i dinamikës së sistemit: konkurrencës. Sidoqoftë, do të ishte mirë të lexohësh dhe shqyrtohësh studimi i Ylli Përmetit, i cili tregon shkaqet e katastrofët ekologjike dhe biodiversitet dhe zgjidhjen e mundshme:

Si shkatërrohen kafshët dhe biodiversiteti nga sistemi dhe elitat?*

 

http://www.shqiperiajone.org/lajmi-kryesor-analiza/si-shkaterrohen-kafsh...

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA