...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika paralajmëroi Turqinë me sanksione; Turqia paralajmëron me dalje nga NATO-ja dhe me superfuqi ushtarake

Eshtë e qartë se një “luftë” për dominancë, jetë a vdekje po zhvillohet mes amerikanëve dhe turqve: të parët duan të qendrojnë në Siri dhe të përparojnë objektivin e tyre ndërsa të dytët të operojnë në pavarësi nga Uashingtoni dhe të luajnë me dy porta.

SHJ

22/02/2018 - 17:59

Vizita e Tillersonit, ministrit të jashtëm amerikan në Ankara pas sulmeve ushtarake të Turqisë në Siri dhe tensionit që u krijua mes ushtarakëve amerikanë që bashkë-veprojnë në Siri me ushtrinë kurde dhe Erdoganit, i cili kundërkërcënoi me “shuplakë osmane”, tensionit në jug të Qipros dhe Greqi, u paraqit se “kyçje e krahëve” mes palëve për të luftuar bashkë në Siri kundër ISIS-it, duke u mbështetur kryesisht në pohimin e ministrit të jashtëm turk dhe amerikan: “ne nuk do të veprojmë më gjatë vetëm. Ne do të punojmë bashkë nga ky çast. Ne do të kyçim krahët”, tha Tillersoni.[1]

Homologu i tij, Kavusoglu ishte optimist për perspektivën e rithemelimit të besimit me Uashingtonin. Marrëveshja propozoi një plan për qytetin e kundërshtuar sirian Manbij të kontrolluar nga ushtria aleate e kurdëve dhe amerikanët. Kavusoglu tha se SHBA-ja premtoi se do të kërkonte që ushtria kurde të linte Manbij-in, ku qendrojnë dhe trupa amerikane. Menjëherë sa të jetë larguar ushtria kurde, ne mund të ndërmarrim hapa, tha ai. Por Tillersoni as e konfirmoi as e mohoi pretendimin e Kavusoglut, por tha se Manbij do të jetë një përparësi për një grup pune që të shqyrtojë plotësisht çështjet kryesore mes dy vendeve. Dhe gjykuar nga alarmi i madh që ka përfshirë Uashingtonin lidhur me vendosmërinë e Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes S-400 nga Rusia dhe frika se mos Turqia çankorohet nga perëndimi, erdhi dhe paralajmërimi i Tillersonit kundrejt Erdoganit: se Kongresi amerikan mund të imponojë sanksione kundër Turqisë nëse ajo përparon blerjen e sistemit...duke shtuar se sanksionet kundër Turqisë synojnë Rusinë dhe jo aleatët e Amerikës.

Sidoqoftë, është e qartë se një “luftë” për dominancë, jetë a vdekje po zhvillohet mes amerikanëve dhe turqve: të parët duan të qendrojnë në Siri dhe të përparojnë objektivin e tyre ndërsa të dytët të operojnë në pavarësi nga Uashingtoni dhe të luajnë me dy porta.

Pas këtyre përplasjeve, dhe si pasojë e vrasjes së shumë ushtarëve turq në Siri dhe cënueshmërisë së tankeve gjermanë që ka aktualisht ushtria turke dhe vonesës gjermane për të përmirësuar tanket turk (Leopard), Erdogani urdhëroi industrinë e mbrojtjes turke për të zhvilluar tanke pa ushtarë ndërsa kritikoi ngurrimin e NATO-s për të ndarë teknologjinë moderne me Ankaranë. Erdogani kërkon ta kthejë Turqinë në fuqinë e 10 ekonomike dhe bashkë me të kërkon të rrisë fuqinë ushtarake duke investuar në ndërmarrjen e mbrojtjes Aselsan, Roketsan dhe Industritë Ajrore-hapësinore. Gjatë 15 viteve të fundit projektet e mbrojtjes janë rritur me 600, duke shpenzuar 60 miliard dollarë karahasur me 66 projekte në vitin 2002. Si rezultat, nëse buxheti i mbrojtjes ishte 5.5 miliard në vitin 2002 — në vitin 2017-të kaloi 41 miliard dollarë.[2]



[1]US and Turkey ‘lock arms’ to work together in Syria, FT, 16 Feb 2018.

[2]Turkey must develop ‘unmanned tanks’ & more as NATO refuses to share military tech, RT, 22 Feb 2018.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA