...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika: superfuqia botërore gjunjëzohet nga zjarret

Masakra e zjarreve të Kalifonisë numëron më shumë se 66 të vdekur, 631 të humbur dhe më shumë se 12,000 ndërtesa të shkatërruara (i përditësuar)

SHJ

16/11/2018 - 12:50

Ndërsa zjarret djegin pyje dhe shkatërrojnë jetën e njerëzve dhe të kafshëve ndotja e ajrit me dioksid karboni është rritur në nivele që efektet e tij do të njehen për gjenerata me radhë në kohën kur nga më shumë se 56,655 ha pyje janë vënë nën kontroll vetëm 40 për qind e tyre. Hetimet vazhdojnë për shkaqet e zjarreve. Por është e qartë se shkaqet janë të njëjtë si në raste të tjerë.

Ekspertët përmendin një sërë shkaqesh për zjarret, që nga shtimi i popullsisë, dështimi i pajisjeve e deri tek ndryshimet klimatike. Ata thonë se zjarret shkatërrimtare të këtij viti mund të sinjalizojnë se situata të tilla mund të përkeqësohen edhe më tej.

Në rajonet perëndimore situata e zjarreve po përkeqësohet.

“Që nga vitet 70-të kemi parë një rritje prej pesë herë të zjarreve. Për çdo 20 zjarre që kishim në vitet 70-të, sot kemi 100”, thotë Jennifer Balch me Universitetin e Kolorados në Boulder

Ajo thotë se edhe sipërfaqet e djegura janë dyfishuar. Ndryshimet klimatike kanë sjellë temperatura më të ngrohta dhe luhatje të reshjeve të dëborës dhe shiut, duke shkaktuar edhe vite të thata dhe të lagështa, thotë Leroy Westerling me Universitetin e Kalifornisë në Merced, duke rritur rrezikun e zjarrit.

“Gjatë viteve të lagështa rritet bimësi e shëndetshme që në vitet e thata bëhen burim i fuqishëm zjarri.”

Veçanërisht zjarret që fillojnë në shkurre, në zonat në rrëzë kodrave, pranë zonave të banuara, si zjarret që po shkrumbojnë Kaliforninë.

“Është shtuar numri i popullsisë në zonat ku bien zjarre dhe po ndërtojnë shtëpi në linjat e zjarrit. Po ashtu edhe dora e njeriut po shkakton zjarre”, thotë Jennifer Blach me Universitetin e Kolorados në Boulder.

Difektet në pajisje dhe rrëzimi i shtyllave të tensionit kanë shkaktuar shumë zjarre, ndoshta edhe të tanishmet në Kaliforni. Po ashtu edhe kampistët e madje fishekzjarret janë shkaktarë të zjarreve.

Profesori Westerling thotë se menaxhimi i mirë i pyllit, tashmë i theksuar edhe nga Presidenti Trump, është i rëndësishëm në reduktimin e intensitetit të disa zjarreve, por se këto zjarre nuk filluan në pyje.

“Është e vërtetë se në disa vende dhe disa zjarre, mënyra se si është menaxhuar zjarri i mëparshëm, mund të ketë efekt të madh në ashpërsinë e zjarrit pasues. Por po shohim zjarre në zona gjithnjë e më të mëdha, me më shumë intenstitet dhe me bimësi nga më të ndryshme”.

Emëruesi i përbashkët, thotë ai, është ndryshimi i klimës. Njëri prej zjarreve “Camp Fire” u përhap me shpejtësi të tillë sa që ishte e pamundur të kontrollohej.

Profesorja Balch thotë se 1.8 milionë shtëpi në pjesët perëndimore të Amerikës janë në rrezik të madh nga zjarri, një sfidë që kërkon veprim në shumë fronte. Voa

   

Disa zona të Kalifornisë veriore janë përfshirë nga rreshje shiu që mendohet se mund të ndihmojnë ekipet që po luftojnë me zjarrin vdekjeprurës. Por zyrtarët druhen gjthashtu se shirat mund të rrisin rrezikun e përmbytjeve të shpejta duke e vështirësuar punën e autoriteteve për të kërkuar nën rrënoja. Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 83 vetë. Si pasojë e zjarrit janë shkatërruar më shumë se 13 mijë shtëpi. Autoritet ia kanë dalë të vendosin nën kontroll 85 për qind të sipërfaqes së prekur nga zjarri. Voa

Qeveria, masmedia dhe populli grek mashtroi veten edhe një herë për shkaqet e tragjedisë

Tragjedi e parrëfyeshme: 99 të vdekur dhe 187 të lënduar nga zjarret në Greqi (foto/video)

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA