Autoritetet amerikane vënë “alarmin” (ndryshe nga ato gjermane dhe shqiptare) për birrën: burim kanceri
Sipas një hetimi, nga autoritetet gjermane, shumica e birrave gjermane dhe më populloret u gjetën të ngarkuara me substanca kancerogjene — me gjurmë nga helmet që përdoren për vrasjen e barërave të këqij në bujqësi. Më konkretisht, me “glyphosate”
Ylli Përmeti
15/07/2018 - 14:47
Sipas një hetimi nga autoritetet gjermane, shumica e birrave gjermane dhe më populloret u gjetën të ngarkuara me substanca kancerogjene — ose me gjurmë nga helmet (ose pesticidet) që përdoren për vrasjen e barërave të këqij në bujqësi. Më konkretisht, me “glyphosate”. Me qëllim që industria të mos dëmtohej qeveria dhe industria kërkoi që lajmi të “zbutësh” ndërsa instituti federal i Gjermanisë për vlerësim rreziku tha se nivelet e substancës nuk kërcënonin konsumatorët, raportonte Reuters në vitin 2018.
Shtatë vite më pas, pikërisht në fillim të janarit 2025, mjeku i përgjithshëm ushtarak amerikan, më i larti i qeverisë amerikane, shpalli se pijet duhet të bartin një paralajmërim për të rritur vetëdijen rreth lidhjes së tyre me kancerin. Sipas tij, pirja e alkoolit renditet pas duhanit dhe mbipeshës si shkakun e tretë kryesor që shkakton kancer në SHBA.
Alkooli është klasifikuar për herë të parë si grupi` parë i kancerogjenëve nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkim mbi Kancerin në vitin 1980 ndërsa provat për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit janë fuqizuar me kalimin e kohës dhe për disa tumore si kanceri` gjoksit, gojës dhe fytit, rreziku rritet kur njerëzit pijnë një apo dy pije në ditë. OBSH-ja botoi udhëzime në vitin 2022 duke thënë se s`ka sasi të sigurtë të pirjes së alkoolit që nuk ndikon shëndetin.
Sipas saj, të dhënat e fundit tregojnë se gjysma e gjithë kancereve që mund të lidheshin me alkoolin shkaktoheshin nga pirja e lehtë ose mesatare, duke përcaktuar si barasvlerë me më pak se një litër e gjysmë vere, tre litra e gjysmë birre, ose 450ml alkool në javë ndërsa kryemjeku ushtarak amerikan tha se më pak se gjysma e amerikanëve ishin në dijeni se pirja e alkoolit rriste rrezikun e zhvillimit të kancerit. Dijenia ishte shumë më e madhe lidhur me rreziqet e shtuar nga radiacioni, duhani dhe gëlqerja (asbesti). Alkooli mund të shkaktojë kancer duke dëmtuar ADN-në, duke rritur inflamacionin, ose duke ndryshuar nivelet e hormoneve si estrogjeni. Ai e bën më të thjeshtë, gjithashu, veprimin e kancerogjenëve të tjerë si tymin e duhanit për t`u përthithur nga trupi.
Në fakt, edhe vera është gjetur me substanca të njëjta. Por masmedia jonë nuk e ngre çështjen e pijeve në sytë e popullit, sepse sponsorizohet nga industria. Shqetësimi i vetëm i saj është ‘fitimi’ i industrialistëve. Disa nga birrat gjermane me substanca të rrezikshme:
Hasseröder Pils – 29,74 μg/l (ppb)
Jever Pils – 23,04 μg/l
Warsteiner Pils – 20,73 μg/l
Radeberger Pilsner – 12,01 μg/l
Veltins Pilsener – 5,78 μg/l
Oettinger Pils – 3,86 μg/l
König Pilsener – 3,35 μg/l
Krombacher Pils – 2,99 μg/l
Erdinger Weißbier – 2,92 μg/l
Paulaner Weißbier – 0,66 μg/l
Bitburger Pils – 0,55 μg/l
Beck’s Pils – 0,50 μg/l
Në vendin tonë tregtohen birrat gjermane dhe evropiane në përgjithësi por nuk mungojnë dhe pijet amerikane. Tregtohen dhe prodhime nga industria jonë. Sipas një raporti, birrat e importit zënë përqindjen më të madhe (60%). Prirja e mbizotërimit të birrave të huaja ka filluar që në vitin 2016. Peroni dhe Peja janë birrat kryesore që kanë zëvendësuar birrat e brendshme: njëra italiane ndërsa tjetra shqiptare por nga Kosova me pronar Devollin. Rama i ka përdorur italianët dhe Devollin për qëllime të ndryshme; të parët për të mbështetur Shqipërinë ndërkombëtarisht ndërsa Devollin për të mbështetur politikat e tij kriminale përmes televizionit ABCnews me drejtor Sokol Ballën.
Në dijeninë time nuk është kryer asnjë analizë mbi birrat përkatëse dhe birrat dhe verërat në përgjithësi pavarësisht se autoritetet e huaja, si ato amerikane, kanë vënë alarmin ndërsa ato gjermane fshihen pas “gishtit” kur dihet se popujt birrën e kanë pije të parapëlqyer.
Përditësuar
Për më shumë:
Shkaqet e shkatërrimit të ekonomisë sonë: bujqësisë, blegtorisë, arrorëve dhe shëndetit të njeriut*
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 128 reads



