Çfarë “harron” Bajdeni dhe “nuk harron” Putini për njohjen e rajonit të Donbasit?
Ndërsa është e sigurtë se Putini do të përdorë “modelin” amerikan në Kosovë ku u krye genocid nga serbët e Milosheviçit dhe ndërhyrja ushtarake e Nato-s u bë e domosdoshme, Blinkeni “harron” se rasti i Ukrainës nuk është si i Kosovës
SHJ
17/02/2022 - 08:51
Putini mund ta pushtonte Ukrainën vetëm kur të shteronte taktikat e tij. Aktualisht ai ka “shteruar” një taktikë nëse ajo kuptohet nga Uashingtoni; nëse jo, ai mund ta ripërdor. Por ai mund të përdor një taktikë tjetër përpara se të përdorë forcën ushtarake: për shembull, të njohë republikat e vetëshpallura të pavaruara në rajonin e Donbasit për të cilat Putini ka thënë se është kryer genocid nga Kievi. Nëse vepron kështu, ai do të ligështojë ose tëhuajësojë pikë së pari pjesën tjetër të Ukrainës dhe pikë së dyti Evropën dhe Amerikën. Për këtë efekt Putini është në dijeni. Ndaj ai do të përdorë diplomacinë―lidhur me pretendimin e tij, se është kryer genocid― dhe jo menjëherë njohjen. Këtë të fundit ai do ta përdorë si “gur” kërcënues se nëse ju ―perëndimorët― vazhdoni dhe mbështesni Kievin, ju mbështesni dhe genocidin ndaj popullit rus që banon në lindje të Ukrainës. Kjo e vërtetë do t`i jepte Putinit një “atu” tjetër kundrejt perëndimit.
Nuk është e rastit që një ditë pas njoftimit për tërheqjen e pjesshme të forcave ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën, dhoma e ulët e parlamentit rus (Duma) votoi projekligjin dhe kërkoi nga Putini njohjen e republikës së Donetskut dhe Luhanskut si të pavarura. Për të njëjtën arsye reagoi dhe Blinkeni duke paralajmëruar se “miratimi i kësaj rezolute do të minonte më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, do të vinte në pikëpyetje të mëtejshme angazhimin e shpallur të Rusisë për të vazhduar rrugën diplomatike me synim arritjen e një zgjidhjeje paqësore për krizën”, duke shtuar se “do të kërkonte një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur nga Shtetet e Bashkuara në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e vendit”. Paralajmërimi i tij nënkupton frikë se mos Putini përdor “modelin” amerikan në Kosovë!
Ndërsa është e sigurtë se Putini do të përdorë “modelin” amerikan në Kosovë ku u krye genocid nga serbët e Milosheviçit dhe ndërhyrja ushtarake e Nato-s u bë e domosdoshme, Blinkeni “harron” se rasti i Ukrainës nuk është si i Kosovës: së pari lidhur me efektin që ka në pjesën tjetër të Ukrainës, se njohja nga Putini i “republikave” në fjalë dëmton Rusinë atje; dhe së dyti Putini do ta përdorë si “model” amerikan por do të synojë realizimin e marrëveshjes së “Minskut”―domethënë, do ta përdorë për të “kërcënuar” amerikanët nëse ata vazhdojnë të pengojnë realizimin e marrëveshjes në fjalë dhe nëse amerikanët nuk tërhiqen nga pengimi i saj, Putini mund t`i njohë “republikat” në fjalë. Kjo njohje do të kushtëzonte përdorimin e forcës ushtarake ruse sepse Kievi do të reagonte me ushtrinë e tij për të mos i dorëzuar ato pa luftë. Ky skenar mund të çonte në një luftë disa ditore mes Rusisë dhe Ukrainës dhe dëmi do të ishte tejet i madh për Rusinë: sepse do të armiqësonte pjesën tjetër të Ukrainës dhe nuk do ta largonte rrezikun e sigurisë, sepse amerikanët do të vazhdonin të diktonin veprimet e Kievit dhe mund ta anëtarësonin atë në NATO!
Shkëputur nga...
Strategjia e madhe e Putinit kundrejt perëndimit (The grand strategy of Putin towards the west)
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 163 reads



