...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Durrës: famullia dhe autoritetet shtetërore po fusin në dhé përsëgjalli familjet në nevojë

Po na fusin ne dhé të gjithëve; e kam dëgjuar t`i fliste rojes e t`i kërkonte ndihmë - mazallah se i përgjigjej! Prifti e degjonte dhe fërshëllente maskarai.

SHJ

03/11/2019 - 15:22

“Shqipëriajonë.org” denoncoi pak ditë më parë rastin e dhimbshëm të disa familjeve në nevojë që banojnë në banesat e Famullisë “Zemra e Krishtit” në Durrës. Qëllimi ynë ishte të ndihmonim familjet sepse po veprohet padrejtësisht si nga Kisha ashtu dhe nga autoritetet shtetërore: Gjykata, Bashkia dhe Kryeministria. Denoncimi u mirëprit nga qindra qytetarë. Ata presin me angth që vendimi i gjykatës të rishikohet. Gjatë kësaj kohe kemi njoftuar dhe Dioqezën e kishës përkatëse që të veprojë në përputhje si me etikën fetare ashtu dhe me drejtësinë. Por nuk morëm asnjë përgjigje! Si duket, ose s`e kanë lexuar njoftimin ose gjykojnë njëlloj si prifti i kishës përkatëse.

Sidoqoftë, funksionarët e shtetit dërguan një tjetër urdhër (shih urdhërin bashkëshoqërues) i cili sjell në vëmendje të organeve ekzekutuese dhe palëve në çështjen përkatëse për nevojën e ekzekutimit të tij!

Kërcënohen shtatë familje të varfëra me ‘rrugën e madhe’ nga Prifti i Famullisë “Zemra e Krishtit” në Durrës ndërsa Bashkia dhe Kryeministria hesht

Po gjatë këtyre ditëve, banorët janë në angth dhe një nga ata ndërroi jetë. Ja si e përshkruan gjendjen një banore:

“Një komshia jonë mbrëmë vdiq vetëm nga stresi` shpisë.

Po na fusin ne dhé të gjithëve; e kam dëgjuar t`i fliste rojes e t`i kërkonte ndihmë - mazallah se i përgjigjej! Prifti e degjonte dhe fërshëllente maskarai. Pardje i thoshte zonja që ndërroi jetë se edhe po të vijë policia do t`i vëmë shpatullat derës; mos t`i lejojmë të na nxjerrin jashtë...”

Qartësisht, gjendja në shpirtrat e banorëve është alarmante. Për të njëjtën arsye, dy rrugë veprimi mund të ndërmarrin familjet përkatëse: ose të njoftojnë Vatikanin (të cilin mund ta njoftojmë ne) ose të dalin në protestë dhe të ekspozojnë edhe më shumë veprimet e kishës dhe autoriteteve shtetërore. Për variantin e dytë nevojitet mbështetja e njerëzve soladarë dhe të drejtë. Pa ta, familjet përkatëse do të hidhen në rrugë të madhe: sepse janë të moshuar dhe nuk kanë fuqi të dalin në protestë!

Ju lutemi kontribuoni. Kush ndihmon njerëzit në nevojë do të ndihmohet kur të ketë nevojë. Kush nuk ndihmon, nuk ka të drejtë të kërkojë ndihmë.         

 

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA