...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Laptopët me internet zvogëlojnë pllenimin e meshkujve

SHJ

05/03/2017 - 16:23

Përdorimi i laptopit i lidhur me internetin nëpërmjet Wi–fi mund të zvogëlojë fertilitetin e meshkujve duke prekur kualitetin e spermës, sugjeroi një studim i ri.

Kërkuesit kryen një eksperiment të thjesht mbi mostrat e spermës të marra nga 29 dhurues të shëndetshëm, duke krahasuar mostrat e lëna nën një kompjuter Wi–fi të lidhur me laptop për 4 orë, me mostrat e lëna larg çfarëdo pajisjeje elektronike (grupi kontrolli ose krahasimi).

Ata gjetën se lëvizshmëria e spermës (lëvizja) ishte vetëm 69% në mostrat e spermës të ekspozuara ndaj laptopit me internet, krahasuar me 80% në spermën e mostrave të tjera. Sperma ka nevojë për lëvizje–në mënyrë që të notojë– për të fekonduar një qelizë (vezë). Rënia e lëvizshmërisë së spermës me 25% ishte e lidhur me mostrat e ekspozuara ndaj laptopit.

Ndërkohë që tek mostrat e tjera ekzistonte një rënie vetëm me 14%. Në mënyrë të ngjashme, më shumë se dyfishi i numrit të spermatozoideve, 8.6%, kishte dëmtuar ADN-në. Kjo përqindje ishte e lidhur me mostrat e ekspozuara ndaj laptopit. ADN–ja e dëmtuar ndikon në aftësinë e spermës për të fekonduar një qelizë vezë dhe në krijimin e një fëmije të shëndetshëm. “Gjetjet tona sugjerojnë se përdorimi i stërzgjatur i kompjuterave portativë të ulur në prehrin e një përdoruesi mund të ulin fertilitetin mashkullor ndaj potencialit të spermës”, thanë autorët nga Argjentina.

Rrezatimi nga laptopi lidhur me Wi-Fi është 3 herë më i lartë sesa pa Wi-Fi. Autorët spekuluan se efekti negativ në cilësinë e spermës ishte për shkak të valëve të radios, jo të ngrohjes, sepse temperatura ishte e kontrolluar gjatë eksperimentit./ Dita

 

*Effects of Wi-Fi (2.45 GHz) Exposure on Apoptosis, Sperm Parameters and Testicular Histomorphometry in Rats: A Time Course Study

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA