...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mungesa e ushtrimeve fizike...zvogëlon trurin në jetën e vonë dhe degjeneron shëndetin e njeriut

Kur nuk ushtrojmë ushtrime fizike rrjedha e gjakut reduktohet në 8 zona të trurit. Një nga zonat e ndikuara quhet hipokampus, e cila është përgjegjëse për krijimin e kujtesës, ruajtje dhe rifitim. Brenda dhjetë vjetësh truri tkurret pa ndonjë rritje në dendësinë e neuroneve. Kjo tkurrje çon eventualisht në rënie mendore

SHJ

12/08/2018 - 08:10

Ky është përfundimi i një studimi (2016): se kur nuk ushtrojmë ushtrime fizike rrjedha e gjakut reduktohet në 8 zona të trurit. Një nga zonat e ndikuara quhet hipokampus, e cila është përgjegjëse për krijimin e kujtesës, ruajtje dhe rifitim. Brenda dhjetë vjetësh truri tkurret pa ndonjë rritje në dendësinë e neuroneve. Kjo tkurrje çon eventualisht në rënie mendore. Mungesa e ushtrimeve fizike rrit rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative, siç është Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Por se çfarë nuk përfshinë studimi, është kultura ushqimore e njeriut: kur kjo mungon dhe mungon dhe ushtrimi fizik, nuk kërkon shumë mend të kuptojmë se truri dhe pjesë të tjera të trupit tkurren dhe shkaktojnë sëmundje. Së shejti do të sjellim studime që tregojnë lidhjen e ngushtë të trurit dhe mungesës së kulturës ushqimore me sëmundje si Alzheimeri etj. Një hyrje është publikuar tashmë nga Ylli Përmeti “Health Science Journal”. Përfundimet e studimit, rrjedhimisht, janë të pjesshme.      

Studimi i mësipërm pason në tjetër përfundimet e të cilit janë këto: 

Për të moshuarit, qëndrimi për një kohë të gjatë ulur në kolltuk duke parë televizor, në vend të ushtrimeve fizike mund të shkaktojë tkurrjen e trurit, sipas një studimi të ri.

Studjuesit e Shkollës Mjekësore të Universitetit të Bostonit zbuluan se persona të rritur të moshës mesatare pësuan humbje të volumit të trurit pas 20 vjet jete me një stil sedentar. Studimi u botua në revistën mjekësore “Neurology”.

“Zbuluam se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes të qënit jo aktiv fizikisht dhe volumit të trurit pas disa dekadash: studimi tregoi se plakja e trurit u përshpejtua tek ata persona që nuk merreshin me ushtrime fizike”- tha autorja e studimit, Nicole Spartano e Shkollës së Mjeksësisë, në Universitetin e Bostonit.

Në studim u përfshinë mbi 1 mijë e 500 persona, mesatarisht të moshës 40 vjeçare, të cilët nuk ishin të prekur nga demenca, apo nga sëmundjet e zemrës.Voa    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA