...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Orbani akuzon Sorosin si organizator të dyndjes së refugjatëve

SHJ

14/01/2017 - 11:08

Kur pashallarët shqiptarë tentonin të pavarësoheshin nga pushteti i Sulltanit ky i fundit u shpallte luftë dhe ndërsa i shkatërronte i zëvendësonte me një tjetër, hamendësisht më besnik (dhe servil) se i pari. Në Rendin e Ri Botëror të Globalizmit Neoliberal, superfuqia e botës, Amerika, nga Klinton deri tek Obama, veproi ndryshe: nuk shpallte luftë të drejtëpërdrejtë kundër qeverive joklienteliste. Por të tërthortë. Përjashto luftën në Irak. Sidoqoftë, dihet tashmë se luftën e tërthortë të Amerikës dekadat e fundit kundër shteteve të pavarur e kanë ndihmuar vendimtarisht oligarkët ekonomikë, veçanërisht Sorosi. Ky fundit, po kundërshtohet edhe nga “pjella” e tij: Viktor Orbani, kryeministri i Hungarisë. Sepse shumë kohë para se të bëhësh një kryeministër anti-emigracion ai fitoi bursë të sponsorizuar nga Sorosi për të studiuar në universitetin e Oksfordit. Më vonë, kur partia e Orbanit, Fidesz, kishte nevojë për të shtypur fletushka në ditët e hershme post-komuniste, Sorosi bleu shtypshkronjë. Por tashmë këto kujtime janë venitur. Orbani, partia e të cilit qeverisë Hungarinë, tani e portretizon mirëbërësin e tij të dikurshëm si një “pushtet kërcënues” të keq, duke e akuzuar atë si organizator të dyndjes së refugjatëve në Europë dhe duke paralajmëruar se grupet jofitimiprurëse të financuara nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Sorosit, OJQ-të, rrezikojnë të dëbohen nga Europa. FT

 

Por gjykuar nga raporti i pushteteve, domethënë nga pushteti ekonomik i Sorosit dhe pushteti politik i Obanit, gjithashtu dhe nga përvoja ‘administrative’, mund të themi se kjo betejë nuk do të jetë shumë e lehtë për këtë të fundit dhe partinë e tij.           

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA