...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shtatë ditët e janarit: si u tërhoq Trampi nga lufta me Iranin?

Udhëheqësit europianë të zemëruar për shkak të mbajtjes në errësirë, mundoheshin të mbanin Iranin larg përshkallëzimit, sepse nëse ai vepronte, amerikanët kishin zhvilluar plane për të goditur një anije dhe do të ndërmerrnin një sulm kibernetik për të nxjerrë jashtë përdorimit pjesërisht sektorin e naftës dhe gazit.

Ylli Përmeti

13/01/2020 - 14:32

Me sulmin e tij me raketa pas varrimit të Sulejmanit mbi dy baza ushtarake në Irak —në Al Asad dhe Irbil— Irani krijoi premisat për përdorimin e dy varianteve për amerikanët: ose të përdorte diplomacinë ose luftën. Përdorimi i diplomacisë do të perceptohet si dobësi nga mbështetësit e Trampit ndërsa përdorimi i sulmit ushtarak si fuqi ushtarake e padiskutueshme. Duhet thënë se vendimi i Trampit për të vrarë Sulejmanin shkaktoi tensione në Pentagon. Mark Esper, sekretari i mbrojtjes, për shembull, ndryshe nga Trampi, tha se “USA do t`u nënshtrohet ligjeve të konflikteve ushtarake — të cilët ndalojnë sulmin mbi vendndodhjet kulturore”. Brenda departamentit të mbrojtjes kishte qendrime të papajtueshme lidhur me vrasjen e Sulejmanit për një kohë të gjatë dhe mendimi mbizotërues ka qenë që mos të gacmohësh “foleja e grerëzave”…sepse ushtria amerikane cënohet shumë në rajon. Qoftë edhe nëse Esper mbështet përgjithësisht politikën e Trampit “gjithë zyrtarët amerikanë e gjejnë veten të ecin në majë të gjilpërës sa herë presidenti kërkon të sulmojë fuqishëm ndërsa disa zyrtarë në ushtri frikësohen se pasojat [me vrasjen e Sulejmanit] nuk janë konsideruar plotësisht”.[5] 

Paralelisht, siç tregon “New York Times”, “udhëheqësit europianë të zemëruar për shkak të mbajtjes në errësirë, mundoheshin të mbanin Iranin larg përshkallëzimit, sepse nëse ai vepronte, amerikanët kishin zhvilluar plane për të goditur një anije dhe do të ndërmerrnin një sulm kibernetik për të nxjerrë jashtë përdorimit pjesërisht sektorin e naftës dhe gazit. Por USA dërgoi kumte sekrete përmes ndërmjetësuesve zviceranë [ambasada zvicerane është përdorur për komunikim që në vitin 1980 pas revolucionit islamik dhe kapjes së ambasadës amerikane në Teheran; ajo ndihmoi në vitin 2003 në Irak për shmangien e një lufte të drejtëpërdrejtë dhe në realizimin e marrëveshjes me Iranin nga administrata “Obama”] duke nxitur Iranin që të mos përgjigjësh aq fortë saqë Trampi do të ndihësh i bindur për të shkuar më tej. Pasi Irani u përgjigj me 16 raketa pa dëmtuar ndonjërin [brenda vendit tha se vrau dhjetra ushtarë amerikanë] - një kumt erdhi sërish përmes Zvicrës që thoshte se ky është fundi i hakmarrjes tanipërtani. Kumti i dërguar në Uashington brenda pesë minutash pasi ishte marrë, bindi presidentin të qetësohësh”.[6] Duhet thënë se “vrasja e Sulejmanit ishte biseduar 18 muajt e fundit por ngaqë ishte e vështirë për t’u goditur në Iran, zyrtarët kundruan ta ndiqnin në vizitat e tij në Siri dhe Irak dhe kërkuan zhvillimin e agjentëve në shtatë ente të ndryshme për të raportuar mbi lëvizjet e tij, në Ushtrinë Siriane, Forcën Quds në Damask, Hezbollah në Damask, në Damask dhe aeroportin e Bagdatit dhe Kataib Hezbollah dhe forcat Mobilizuese Popullore në Irak. Kur tensionet u rritën në maj pas katër sulmeve mbi anije, Bolton, atëherë këshilltar në sigurinë kombëtare të presidentit, kërkoi nga agjencitë ushtarake dhe inteligjente të hartonin variante të rinj për përfrikësimin e agresionit të Iranit. Mes varianteve të paraqitur ishte dhe vrasja e Sulejmanit dhe drejtuesve të tjerë të Gardës Revolucionare. Pas kësaj faze filluan gjurmimet e Sulejmanit. Ky i fundit e dinte se do të vritësh dhe mezi e priste të vdiste si martir”.[7] Kultura e nderimit të “martirëve” në Iran fillon që nga koha e skizmës Sunni-Shia në shekullin e 7 dhe vazhdoi me armiqësinë e heshtur kundrejt amerikanëve se në vdekje gjenerali do të ngrihësh gjithnjë në statusin e heroit kombëtar.[8]           

Sidoqoftë, kundërsulmi i Iranit mbi dy bazat ushtarake amerikane tregoi se raketat iraniane nuk u diktuan nga sistemi anti-raketor amerikan në asnjë bazë ushtarake - përjashto mundësinë që sistemet janë “fikur” qëllimshëm për të “kurthuar” Iranin në luftë (sepse sulmin mund ta përdorte Trampi për kundërsulm)…në kohën kur raketat iraninane kanë një rreze mjaft të gjatë veprimi — ato mund të arrijnë deri në Shqipëri! Sulmet e Iranit nuk shkaktuan dëme në ushtarë dhe Teherani i tha USA-s përmes të paktën dy kanaleve dytësore dhe qendrimeve publike se nuk do të konsideronte përgjigje të mëtejshme ushtarake. Kështuqë USA rithemeloi qasjen e saj të ‘përfrikësimit’. Iranianët kishin konkluduar se Trampi lehte më shumë se sa kafshonte; ndaj ata vepronin në rajon pa ngurrim. Por kur Trampi “kafshoi” ata filluan të mendonin se çfarë do të bënin nëse ai sulmonte ndryshe. Kjo ishte një arsye se pse Irani sulmoi me raketa pas varrimit të Sulejmanit; një tjetër, ishte pjesëmarrja masive e popullit iranian në kortezhin katërditor të kryekomandatit: pjesëmarrja siguroi mbështetje për regjimin dhe rriti legjitimitetin e tij për politikat rajonale — një efekt që Uashingtoni nuk e kishte parashikuar. Ky efekt, sidoqoftë, u fashit shpejt kur u pranua pas pak ditësh se avioni me udhëtarë ishte goditur gabimisht nga ushtria iraniane. Kujtoj se Trampi përdor taktikat e Banonit ndërsa ky i fundit, është ‘leninist’ — në kuptimin e taktikave që mëson Lenini.   

Lufta e “pashpallur” mes Amerikës dhe Iranit, implikimet dhe variantet e Uashingtonit

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA