...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shuplaka e popullit të Zvicrës kundër politikave të globalizmit neoliberal

SHJ

14/02/2017 - 15:13

Votimi i popullit të Zvicrës kundër politikave të globalizmit neoliberal kaloi pa u diskutuar shumë në masmedia. Por ai është një mësim për popujt e Europës në veçanti: sepse përbën rast unik në Europë, ku, qeveria në njërën anë, e cila ndryshimin e taksave e kërkon nga populli, dhe ky i fundit, në anën tjetër, që votoi kundër propozimit të qeverisë. Qeveria e Bernit në Zvicër kërkoi nga votuesit në një referendum miratimin e ndryshimit të regjimit të taksave për korporatat –me qëllim që të tërhiqte investimet e tyre— dhe të përputhësh me “standartet ndërkombëtare”. Domethënë, do të mbante përqindjen e taksave të korporatave të ulët përveç trajtimeve shtesë për shumë ndërmarrje shumëkombshe. Berni dhe kantonet e Zvicrës përballen me një përleshje për të rimenduar propozimet dhe për t’u përballur me kërcënimet e ortakëve të tregut të cilët mund të ndërmarrin veprime shpaguese.

Përpara votimit, Zvicra ishte paralajmëruar se nëse dështonte të çmontonte praktikat e konsideruara të dëmshme nga vendet e tjerë - do të mund rezultonte në një reagim të ashpër: sepse ortakët e saj prisnin se Zvicra do të zbatonte angazhimet e saj në një afat të arsyetueshëm. Humbja është një goditje për lobin e biznesit në Zvicër, i cili argumentoi se dështimi për të rënë në ujdi mbi reformat do të krijonte pasiguri dëmtuese rreth faturave të taksave në të ardhmen. Argumenti tregon se gjendja anti-establishment ka arritur në Zvicër, meqënse reformat u mbështetën nga shumica e dy dhomave të parlamentit zviceran gjithashtu dhe nga qeveria, me opozitën kryesisht nga partitë e majta. Që nga koha e luftës së dytë botërore, shumëkomshet dhe ndërmarrjet tregëtare ndihmuan ekonominë e vogël të Alpineve të bëhet një ndër ekonomitë më të suksshme të botës. Nën planet e reformës, 26 kantonent e vendit do të vazhdonin të konkurronin për t’u ofruar ndërmarrjeve përqindjet më të ulëta të taksave, por shumëkombshet do t’u duhësh të paguanin të njëjtat përqindje si bizneset e tjerë. Për t’iu shmangur faturave më të mëdha mbi shumëkombshet, kontonet njoftuan plane për të ulur përqindjen e taksave korporative për ndërmarrje të tjera, ndërsa qeveria federale në Bern tha se do të ndihmonte të mbushte mungesat në të ardhurat nga taksat. Zvicra nisi reformat pas presionit nga BE-ja gjithashtu dhe nga OECD.[1]          

Mësimi i parë nga kjo ngjarje është se qeveria e Zvicrës jo vetëm që shkakton debat të gjerë publik për një lloj ‘politike’ por e fton popullin të votojë. Mësimi i dytë, meqënse në anët tona s’e kanë kuptuar ende se ç’janë politikat e globalizmit neoliberal, as nga ashtuquajturit të “majtë”, është se globalizmi neoliberal imponon politika të mira për korporatat dhe të këqija për popujt dhe ekosistemin sepse kur korporatat krijuan kuadrin institucional të globalizmit neoliberal (FMN, OECD etj.) s’kishin mekanizëm tjetër për t’u zhvilluar veç konkurrencës, një dinamikë që presupozohet se është motori bazë zhvillimor i kapitalizmit. Për të njëjtën arsye, ato tashmë kanë vendosur qeveritë të konkurrojnë me njëra-tjetrën për të ulur përqindjen e taksave me qëllim që ato të investojnë. Ndryshe, nëse një qeveri tenton të rrisë përqindjen e taksave, ajo do të përballet jo vetëm presionin e korporatave dhe institucioneve mbikombëtare (OECD etj.) por edhe me pamundësinë e saj për të zgjidhur problemin e deficitit. Ndaj edhe nëse populli i Zvicrës kundërshtoi politikat e globalizmit neoliberal ai do të përballet –herët a vonë- me presionin e madh të korporatave dhe institucioneve që i shoqërojnë në njërën anë dhe pamundësinë e qeverisë për të mbajtur buxhetin në balancë.         

Për të njëjtën arsye, ‘zbulimi’ i kontratës mes qeverisë ‘Berisha’ dhe ‘Bankers’, një ndërmarrje e huaj naftënxjerrëse, nga një televizion, dhe paraqitja e tij si shkak i gjendjes së krijuar në Jug të Shqipërisë, e cila vazhdon operimin e saj, pavarësisht grevës së banorëve, nuk është shkaku kryesor për gjendjen e keqe të rajonit dhe sektorit. Por është orientimi i vendit tonë (dhe jo vetëm) për t’u integruar në BE dhe globalizmin neoliberal që detyron qeveritë të krijojnë kontrata që favorizojnë korporatat në dëm popujve dhe ekosistemit. Dy janë shkaqet kryesore se pse masmedia jonë e paraqet simtomën si shkak: sepse në anët tona nuk njihen politikat e globalizmit neoliberal dhe nga kjo padije, buron një shkak i dytë: se kur ato tregojnë ‘simtomën’ për ‘shkak’, kanë mundësi të manipulojnë popullin duke i treguar se kush është i keq duke nënkuptuar se disa të tjerë, duke pëfshirë edhe veten, që janë pritje...janë më të “mirë”! Ndaj shkaku kryesor i gjendjes është sistemik; siç u shqyrtua më lartë. Shkaku dytësor është njerëzor. Në kuptimin që anëtarët e qeverive tona janë padije jo vetëm sistemike por edhe se si administrohen sektorët e ekonomisë. Për të njëjtën arsye ata i lënë sektorët në duart e “dijetarëve” që vijnë jashtë...                



[1]Swiss voters seen to reject corporate tax reforms, FT, FT, 12 February 2017.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA