...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Titujt e parajsës fisklale zbulojnë sekrete të pasurisë së fshehur të elitës botërore

Dokumentet tregojnë marrëveshjet financiare të Mbretëreshës, shumëkombsheve të mëdha dhe anëtarë të kabinetit të Trampit, me firmat juridike të huaja (offshore). Mes tyre dhe Uesli Klark, ish-gjenerali i NATO-s dhe negociator i marrëveshjes mes qeverisë 'Berisha' dhe “Bankers Petrolum”, aktualisht anëtar në bordin e saj, pasoja negative e të cilës në ekonominë tonë vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë për shumë vite.

SHJ

06/11/2017 - 07:10

Bizneset më të mëdha botërore, udhëheqës shtetesh dhe figura botërore në politikë, argëtim dhe sport, të cilët kanë strehuar pasurinë e tyre në streha sekrete fiskale, zbulohen këtë javë në një hetim të madh, i dyti i llojit.

Rrjedhja e madhe e dokumenteve financiare tregon se si të plotëfuqishmit dhe pasanikët ekstremisht të pasur, duke përfshirë dhe pasurinë pivate të mbetëreshës, investojnë në mënyrë sekrete sasi të stërmëdha në streha fisklae të huaja. Rrjedhja e quajtur “titujt e parajsës”, përmbjanë 13.4 milion dokumente, shumica nga një firmë e madhe në financën e huaj.  

Materiali, i cili erdhi nga dy shërbime të huaja dhe 19 regjistruesit e ndërmarrjeve të strehave fiskale, po hetohet nga gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, dhe është ndarë me “International Consortium of Investigative Journalists”, me ortakë të tjerë duke përfshirë“The Guardian”, “BBC” dhe “New York Times”.

Kujtojmë se gazetat përkatëse do të tregojnë gjurmët e krimit por jo foletë. Zbulime të tilla janë në kuadër të luftës që zhvillohet mes oligarkëve ekonomikë të “ndershëm” dhe oligarkëve të “pandershëm”. Janë si “zbulimet” që kryejnë politikanët profesionistë në kuvende kur njëra pale akuzon palën tjetër për krime dhe s’tregohen as shkaqet e vërtetë të krimeve e as dënohet ndonjëri!   

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA