Vërtetohet Ylli Përmeti nga “Nature”: virusi do të jetë mes nesh pavarësisht vaksinimit
Virusi do të vazhdojë të qarkullojë në qendra të veçuara të popullatës botërore për vite me radhë
SHJ
20/02/2021 - 13:16
Ndërsa qeveritë pretendojnë se dëgjojnë shkencën pastaj veprojnë, lidhur me pandeminë aktuale, vetë shkenca thotë pas një viti, se pandemia do të jetë mes nesh për shumë vite pavarësisht vaksinimit. Një anketë e “Nature”, “bibla” e mjekësisë ortodokse, tregon se shumë shkencëtarë presin që virusi C-19 të bëhet endemik por mund të jetë më pak i rrezikshëm me kalimin e kohës. Ajo pyeti më shumë se 100 imunologjistë, studiues të sëmundjve infektive dhe virologjistë, se nëse virusi mund të zhduket.
Më shumë se 90% e tyre mendojnë se koronavirusi do të bëhet endemik—domethënë, ai do të vazhdojë të qarkullojë në qendra të veçuara të popullatës botërore për vite me radhë. Një ndër nxitësit kryesor, sipas tyre, se pse virusi do të jetë endemik dhe për shumë vite mes nesh, është fakti se njësoj sillen viruset tradicionalë: OC43, 229E, NL63 dhe HKU1; një arsye tjetër është se imuniteti dobësohet dhe ata që vaksinohen mund të ri-infektohen; dhe një e tretë është fakti se virusi mund t`i shpëtojë sistemit imunitar.
Këtë anketë e postoi Ylli Përmeti në faqen e tij para pak ditësh, meqënse ndjek aktualitetin botëror, për të provokuar establishmentin tonë, politik, mjekësor dhe mediatik, se nëse do ta njoftonin popullin për këto të vërteta. Kanë kaluar dy ditë dhe asnjë njoftim nuk është bërë! Përkundrazi, vazhdojnë të propagandojnë vaksinimin si shpëtimtarin e vetëm karahas masave “parandaluese”.
Por siç ka treguar i njëjti autor në studimin përkatës, as vaksinimi dhe as masat “parandaluese” që po përdorin qeveritë nuk e shpëtojnë popullin. Madje, autori tregon se pas virusit aktual të tjerë më të rrezikshëm do të pasojnë nëse ne nuk marrim masat që propozon i njëjti autor pasi tregon shkaqet sistemike. Studimi i tij është lexuar nga disa mijëra njerëz por deri tani asnjë ndjeshmëri dhe mobilizim nuk është vërejtur!
Qoftë edhe anketa e “Nature” nuk tregon gjithë të vërtetën, si lidhur me natyrën e sistemit imunitar ashtu dhe lidhur me natyrën e viruseve dhe vaksinave. Për të njëjtën arsye, citon autori, për të disatën herë, se ne do të vazhdojmë të gjymtohemi nëse nuk marrim masat përkatëse.
Ata që nuk veprojnë sot, kanë zgjedhur të vdesin dhe kanë pranuar dhe vdekjen e të tjerëve!
Por qeveria e ka për detyrë të marrë masa parandaluese. Jo ato që na tregon prej një viti. Por masa sistemike parandaluese. Por ajo do të vazhdojë të pretendojë se ajo po e “shpëton” popullin nëse ne nuk i tregojmë gjithë të vërtetën në dijeni të plotë se ajo po e çon në botën tjetër: sepse studimin përkatës e ka lexuar Rama dhe ministrja e shëndetësisë, por vazhdojnë të bëjë ‘sikur’ sepse s`kanë rrugë tjetër: ose duhet të pranojnë se janë idiotë, nëse janë të ndershëm me të vërtetën, ose të pretendojnë të kundërtën: se qeveria po shpëton popullin!
Po media pse e çensuron të vërtetën? Po mjekët pse s`flasin?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 74 reads