...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Video: Greer i përgjigjet raportit të qeverisë amerikane për UFO-t e dëshmuar nga marina - i pavërtetë

Përfaqësuesja e Pentagonit Susan Gough vërtetoi se ngjarja është regjistruar nga marina amerikane por pa treguar ku dhe kur

Ylli Përmeti

27/05/2021 - 09:52

Një objekt fluturues i panjohur shfaqet të qendrojë në ajër pranë sipërfaqes së oqeanit ku qendron për disa minuta dhe më pas zhytet në të, pa lënë asnjë gjurmë dhe shenjë. Videoja ka qarkulluar në internet nga një regjizor i cili prodhon dokumentar për UFO-t.

Një gazetar amerikan për televizionin CBSN ka realizuar një dokumentar të shkurtër së fundmi ku tregon jo vetëm ngjarjen përkatëse por shumë prej tyre (shih videon nr.2). Ai bisedon me pilotë dhe ushtarakë të marinës amerikane dhe punonjës të Pentagonit të cilët pranojnë se kanë dëshmuar çdo ditë objekte të ndryshme që fluturojnë përpara syve të tyre. Ata nuk i shpjegojnë dot. Ka nga ata që hamendësojnë ose spekulojnë se mund të jetë teknologji e prodhuar nga rusët ose kinezët. Por sërish, kanë dyshime, sepse natyra e tyre është e tillë që t`i bëjë skeptikë.

Ai tregon, gjithashtu, dhe individin që rrodhi videon e parë për “New York Times-2017”: Christopher Mellon, i cili ka punuar si ndihmës sekretar i mbrojtjes për Inteligjencën në administratën e Klintonit dhe Bushit dhe më pas për Operacionet e Sigurisë dhe Informacionit. Ai ka patur qasje në programe “topsekrete” qeveritare dhe rrëfen se “nuk jemi ne” ata që shohim për ditë në qiell. Qëllimi i tij ishte të vendoste në krye të axhendës së Sigurisë Kombëtare dukurinë. Si rezultat, Pentagoni krijoi në gusht të vitit 2020 një grup, anëtarë të shërbimit ushtarak, për të raportuar për gjithçka që ata dëshmojnë dhe për t`u dhënë përgjigje pyetjeve që ngrihen sa herë përballen me objekte të tillë.

Por Steven Greer, një nga studiuesit më serioz të UFO-ve, ka vite që u ka dhënë përgjigje thuajse të gjitha pyetjeve që ngrihen. Madje ai gjendet në fazë tjetër tashmë: ka ngritur grupe njerëzish që komunikon me jashtëtokësorët dhe komunikimet i regjistron për t`i treguar njerëzimit jo vetëm ekzistencën e jashtëtokësorëve por dhe aftësinë tonë për të komunikuar me ta. Disa nga regjistrimet e kryera janë publikuar. Disa jo. Arsyeja është se ata duan të realizojnë dokumentarë, të rrisin të ardhurat dhe të zhvillojnë pikërisht teknologjinë e tyre. 

Pak ditë më pas raporti i qeverisë amerikane tha se nuk gjeti prova se objektet flutruese që kishin habitur pilotët amerikanë për shumë vite ishin jashtëtokësorë por nuk e përjashtoi nga mundësia. Lidhur me këtë qendrim të qeverisë amerikane studiuesi Greer përgjigjet si vijon:

Raporti i fundit i Pentagonit vazhdon një fushatë dezinfromuese prej 75 vjetësh. Së pari, ai pranon se SHBA-ja nuk ka anije të përparuar që sillen siç tregojnë videot ushtarake të SHBA-së. Kjo është e pavërtetë. Në çdo rast, ato video tregojnë fluturues të klasifikuar me shtytës elektromagnetik anti-gravitacional të prodhuar nga Lockheed Martin dhe Northrop Grumman e të tjerë. Së dyti, ai mohon se ne kemi fakte për qënie jashtëtokësore që vizitojnë tokën. Kjo është gjithashtu e pavërtetë meqë ka plotë fakte që vërtetojnë këtë fakt siç tregohet në librin 'I panjohur' dhe në dokumentarin 'I panjohur' dhe nga dëshmitë e drejtëpërdrejta të mbi 900 informatorëve në Projektin e Zbulimit. Ka gjasa që atyre që autorizuan këtë raportin e fundit t'u jetë ndaluar qasja në Projektet e Panjohur me Qasje të Posaçëm (USAP) që merren me veprime të lidhura me OFO-t dhe jashtëtokësorët. Kjo është e mundur meqë unë kam instruktuar drejtorin e CIA-s, R. James Woolsey, drejtorin e përgjithshëm të agjencisë së inteligjencës së mbrojtjes Patrick Hughes, drejtorin e Inteligjencës (J2) admiralin Thomas Wilson dhe shumë zyrtarë të lartë të tjerë në SHBA, Kanada dhe Australi--të gjithëve këtyre iu ndalua në mënyrë revoltuese qasja në USAP.               

Lexo, për më shumë

Lufta e jashtëtokësorëve kundër njerëzimit: mashtrimi më i madh në historinë njerëzore

Një epokë e re teknologjike po agon për njerëzimin dhe jetën planetare: amerikani Greer udhëheqë kursin

NASA punon për përgatitjen e kushteve sociale se “nuk jemi vetëm në Univers”

*Përditësuar

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA