...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zbulohen shkaqet e vërtetë të rënies dhe zbardhjes së flokëve

Në rënien dhe zbardhjen e glokëve luajnë rol vendimtar qelizat dhe stresi; dhe fakti që riprtëritja e qelizave prejardhëse varet nga ushqimi dhe stresi, në duhet të mësojmë si të ushqhemi dhe të luftojmë stresin--Ylli Përmeti

SHJ

10/05/2017 - 07:57

Historikisht tullacët kanë përdorur parukë për të mbuluar tullën dhe të tregojnë të rinj. Vitet e fundit janë shfaqur klinikat e kasapëve që bëjnë transplant të flokut: domethënë, shkulin në një vend dhe ngulin në vend tjetër! Thinjakët e kanë patur më të thjeshtë: lyejnë flokët dhe gënjejnë veten. Shkëncëtarët përgjithësisht janë të keqedukuar nga këndvështrimi shkencor. Domethënë, ata nuk kanë zhvilluar vegla të mjaftueshme teorike. Këtë fakt e vërtetojnë zbulimet e tyre ‘rastësore’.

Sidoqoftë, tashmë studiuesit kanë dëftuar qelizat specifike që shkaktojnë rritjen e flokut dhe zhvillojnë ngjyrën e tij. Proteina e quajtur KROX20 mund të kthejë qelizat e lëkurës në shtiza floku. Këto të fundit më pas prodhojnë një proteinë të dytë të quajtur Faktor Prejardhëz Qelizor (Stem Cell Factor/SCF), e cila është thelbësore për ngjyrën (pigmentin) e flokut. Kur studiuesit fshin genin e SCF në eksperimente mbi minjt qimet e tyre u bënë të bardha. Kur fshin KROX20-që prodhon qeliza prejardhëse (staminale), asnjë qime nuk u rrit dhe miu u bë tullac. Ky zbulim rastësor —që u bë gjatë përpjekjeve për të kuptuar tumoret e lidhur me sistemin nervor— ofron kura për tullacërinë dhe thinjjen.

Studimi ne pdf: http://genesdev.cshlp.org/content/early/2017/05/02/gad.298703.117.full.p...    

Një studim tjetër tregon se stresi shkakton zbardhjen e flokëve, gjithashtu. Kur ata shkaktuan dhimbje tek minjtë, në trupin e tyre u çlirua adrenalina dhe kortizoli duke rritur rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut dhe duke ndikuar në sistemin nervor dhe ky me radhë, shkakton stres. Ky proces përshpejton shterimin e qelizave prejardhëse - qelizave që prodhojnë melaninë në rrënjët e flokëve. Kështu qelizat përkatëse nuk u ripërtëritën...Por ata mund të ndalonin ndryshimet me bar anti-hipertensiv i cili rregullon presionin e lartë të gjakut. Dhe duke krahasuar genet e minjve në dhimbje dhe të tjerëve në jodhimbje ata diktuan proteinën që përfshihet në shkaktimin e dëmit në qelizat prejardhëse nga stresi. Proteina quhet CDK - cycline-dependent kinase. Kur ajo u shyp - trajtimi parandaloi ndryshimin e ngjyrës së qimeve. Ky zbulim, argumentojnë studiuesit, lë derën hapur për shkencëtarët për të ndihmuar në vonimin e flokëve të bardhë duke synuar proteinën përkatëse me ilaçe.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA