Qeveria miratoi transportimin e “sigurt” të lëndëve radioaktive
17/11/2016 - 13:48
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR TRANSPORTIN E SIGURT TË MATERIALEVE RADIOAKTIVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për transportin e sigurt të materialeve radioaktive”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.488, datë 23.6.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për transportin e sigurt të lëndëve radioaktive”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 1 read



