...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Dy mashtrimet e mëdha të Ramës dhe të Athinës me Himarën

Krimet me karakter kombëtar nuk kanë fund nga klasa jonë politike dhe ato shprehen më qartë se kudo tjetër në Himarë. Dy partitë kryesore me në krye Berishën dhe Ramën kanë bashkëpunuar me Dulen ―njeriut që punon hapur për autonominë e Himarës por dhe të “epirit” ―për të cilin do të flas në vijim― dhe bëjnë sikur mbrojnë të mirën e shqiptarëve atje por edhe shqiptarëve në përgjithësi.

Ylli Përmeti

01/08/2024 - 13:13

Berisha sapo u ngjit në pushtet i dhuroi Athinës kryepeshkopatën tonë me Janullatosin në krye, i hapi rrugën kapitalit grek për të shfrytëzuar shqiptarët e Shqipërisë dhe vazhdon dhe bashkëpunon hapur me Dulen dhe Belerin, pasi Dulja braktisi Ramën për afrimin e tij me çamët dhe nuk plotësonte disa kërkesa të tij, si “vetëqeverisja” e minoriteteve, gjatë qeverisë së tij numër “një”, ndërsa Rama paraqitet si “nacionalist” (nga shtypi grek) por dhe në sytë e shumë shqiptarëve që s`kanë as dije historike e as kujtesë lidhur me qendrimet dhe veprimet e Ramës dhe rëndësinë e tyre.

Se si punon “hapur” Rama për Athinën kuptohet nga veprimet dhe qendrimet e tij dhe unë po kujtoj rastet më flagrante. Një veprim ishte kur ftoi Miçotaqin të vinte në Shqipëri për të takuar “pakicën greke” dhe të dy bashkë shkuan si fillim në Himarë, duke shënuar për herë të parë në historinë e vendeve tona praninë e një kreu të shtetit grek në Himarë, duke i dhënë të drejtë Athinës ta quajë atë “greke” dhe duke zgjeruar perimetrin e pakicës greke në Shqipëri, kur paraja greke hyn dhe del si t`i dojë kokrra e pallës dhe zvetënon cilindo që jeton për pará dhe jo për “ideale”; dhe një qendrim kur pohoi hapur nga Himara se atje ishin kryer shkelje ligjore lidhur me pronat kur ajo drejtohej nga Jorgo Gorua.

Pas këtij pohimi u detyrua të braktiste Goron ―me nënshtetësi greke dhe banor dhe i Janinës por akuzohet nga Athina se ka punuar kundër qëllimeve të Greqisë në Himarë, sidomos lidhur qendrimin e tij se në Himarë s`ka “grekë” dhe me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi― dhe kandidoi Tavon! Ky i fundit është banor i rrethit të Gjirokastrës por deklaron për shtypin grek dhe jo vetem se është “grek dhe atdheu i tij është Greqia”! Kryesisht për zbutur qendrimin e Athinës ose Miços, tani po bën sikur ―bashkë me Tavon― po u jep tapitë e pronave himariotëve.    

Por krimi më i madh lidhet me mëtimin e Athinës se Himara është “greke” jo thjesht në kohën tonë por që nga lashtësia dhe heshtja e Tiranës lidhur me këtë mëtim! Mëtimin në fjalë e lexojmë qoftë në shtypin grek, me gazetën “Proto Thema” të udhëheq mendësinë por qoftë dhe në Wikipedia (në variantin anglisht) dhe në faqen “Himara.gr”.

Por le ta shqyrtojmë çështjen e lashtësisë dhe të kuptojmë mashtrimet greke por dhe krimet kombëtare në nivel shkencor. Grekët përdorin si “fakt” zanafillën “greke” të Himarës, historinë të lashtë, kur rreth 2 mijë vite më parë Himara quhej Kaonia. Grekët e shkruajnë me H gërmën e parë dhe e bëjnë “Haonia”. Por kur përpiqen t`i japin kuptim, thonë se ajo buron nga fjala greke “haon” ose “vend me gremina”, por për t`i dhënë kuptim “grek” shtojnë dhe fjalën “kaos”, e cila ka kuptimin e “rrëmujës” në shqip, pa kundruar fare ndonjë fjalë tjetër nga shqipja! Por nëse i përmbahemi arsyetimit grek, se ai vend është quajtur Koani, sepse kishte (dhe ka) shumë gremina, dhe kemi ne mendje fjalët e shqipes, “ka dhe hon”, fjala “Ka-onia” mund të burojë nga fjala “Ka-Hon” ose “Ka-Hone”.

Për krahasim, fjala “greke” “haon”, po të shkruhet me ‘k’ bëhet “kaon” dhe të mendojmë se shqipja e kohës së Kaonëve ‘h’-në e përdorte rrallë, mund të themi se fjala mund të ketë kuptimin e “ka-one” ose duke i shtuar ‘h’ “ka-hone”.

Pra, vend me “hone”.

Grekët shtrembërojnë dhe përkatësinë e tyre kombëtare pavarësisht se në atë kohë popujt nuk kishin zhvilluar ndonjë mendësi kombëtare. Për shembull, thonë, duke cituar Strabonin, një gjeograf dhe historian “grek”, puna e të cilit u përpilua gjatë viteve 2 p.e.s dhe 14 e.s. në Egjipt, i cili citon Theopompusin, një tjetër historian “grek” rreth 400 vjet më të vjetër se ai, të kohës kur kishte rënë demokracia klasike e Athinës, tregon se “janë katërmbëdhjetë kombe epirote. Nga këta, më të famshëm janë Kaonët dhe Mollosët, sepse i gjithë Epiri dikur i nënshtrohej, fillimisht Kaonisë, më pas Mollosisë. Fuqia e tyre u shtua shumë nga familja e mbretërve të tyre që rridhnin nga Eakidi [mbreti` Mollosisë], dhe për shkak se orakulli i lashtë dhe i famshëm i Dodonës ndodhej në vendin e tyre. Kaonët, Thesprotët, dhe pas tyre Kasopët, (që janë Thesprotia), zënë bregdetin, një rrugë pjellore që arrin nga malet Keraune deri në Gjirin e Ambrakisë”.

Shtrembërimi grek dhe rrjedhimisht mashtrimi, lidhet me fjalën që përdor Theopompusi, “Epiri” (“Hpeiros” në greqisht), me të cilën kuptohet “toka”, por me kuptim fillestar “tokën e thatë” (shih Babinjoti), të cilën e zëvendësojnë me fjalën “greqi” dhe kështu e bëjnë “tokë greke”! Domethënë, “epirin” ose “tokën” e zëvendësojnë me “greqinë” dhe që nga ajo kohë e shohin “epirin” e Theopompusit si “greqi”!

Madje dhe fjala “Himarë” nuk është e sigurtë se buron nga fjala “Ximaros” ose “përrua” në shqip. Etimologët grekë thonë se ajo mund të burojë dhe nga fjala “Kimera” (“Χίμαιρα”) , e cila buron nga një legjend sipas të cilës përshkruhej një krijesë me pjesë të ndryshme kafshësh por pa treguar ndonjë gjetje arkeologjike nga gërmimet që janë kryer në Himarë, me qëllim që të mbështesin “tezën”. Disa të tjerë përdorin një citin të vjetër të dialektit dorik ku përmendet fjala “Himarë” por e ndryshuar: “Hemarion” (“Χεμαρίων”). Por askund s`përmendet fjala shqipe “humnerë”!      

Megjithatë, Straboni me fjalët e Theopompusit na tregon dy të vërteta të mëdha: se Kaonët ose Himariotët e sotëm rrjedhin nga Mollosët ose nga Çamëria e sotme dhe Jugu` sotëm i Shqipërisë dhe atje gjendësh dhe Dodona, për të cilën kanë shkruajtur shumë studiues përfshi dhe Aristotelin. Me siguri “mollosët” u quajtën ashtu nga fjala “mollë”, meqënse kushtet klimatike janë të përshtatshme për mollë...   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA