...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Loja e pistë e qeverisë britanike dhe Ramës me mërgimtarët shqiptarë (2*)

Shqiptarët do të dëbohen përpara se ata të apelojnë kundër një azili të mohuar sipas një plani “radikal” të qeverisë britanike

Ylli Përmeti

04/11/2022 - 09:07

Një ditë pasi Rama “kritikoi” edhe një herë Britaninë për qendrimin e sekretares së brendshme të Britanisë, Suella Braverman, si qendrim “diskriminues”, dhe i tregoi asaj të mësonte nga Gjermania se si të përballet me emigrantët, dhe reagimit të kriministrit britanik “i cili shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me qeverinë e Tiranës në luftën e saj kundër trafikantëve të qenieve njerëzore, hamendësisht për të zbutur qendrimin e sekretares së tij, BBC raportoi se “bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e mërgimtarëve në veri të Francës si një bazë rekrutimi duke u ofruar atyre pagesën e kalimit për ata që dëshirojnë të punojnë në Britani në industrinë e drogës pasi të arrijnë atje”.

Megaskandal: Skavicën e ndërtojnë britanikët në shkëmbim të kthimit të 12 mijë shqiptarëve dhe pispillosjes së shtetit

Më tej, BBC-ja “kundërsulmoi” Ramën, duke cituar se “BBC-ja ka parë fshatra pranë kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, të lihen thuajse të zbrazët dhe se si shumë shqiptarë joshen në bregun francez”, duke përmendur Laknasin dhe disa dëshimi të banorëve përkatës. Madje bandat shqiptare që veprojnë në Britani janë bërë ndërmjetëse për të lidhur mërgimtarët shqiptarë me bandat e drogës nga Iraku dhe Kurdistani, sepse këta të fundit kontrollojnë 80% të varkave lundruese ndërsa shqiptarët përllogariten për thuajse një të tretën e 38,000 njerëzve që kanë arritur me varka të vogla deri tani këtë viti, citon raporti numrat e qeverisë britanike.

Më herët “The Times” raportoi se shqiptarët do të dëbohen përpara se ata të apelojnë kundër një azili të mohuar sipas një plani “radikal” të qeverisë britanike. Për planin ministri i mërgimit, Robert Jenrick, do të vizitonte Shqipërinë. Thuhet se shqiptarët do të vlerësohen veçmas dhe “brenda pak ditësh”. Masa të tjera përfshijnë paraburgosjen ose etiketimin e tyre ose vendosjen e tyre në dorëzani për të parandaluar arratisjen. Përmes këtij plani britanikët besojnë se do të ulin tërheqjen e shqiptarëve.

Paralelisht qeveria britanike po angazhon hotelet për strehimin e përkohshëm të tyre pavarësisht kritikave të banorëve të cilët shqetësohen për kushtet e hoteleve dhe nga prania e tyre. Ajo po angazhon, gjithashtu, ekipe mjekësore për të parandaluar ndonjë epidemi (difteri ose grykët e bardha, zgjebe etj.) dhe po përparon plane të tjerë për strehimin e tyre.    

Gjykuar nga këta fakte, Britania është vërtet në një gjendje alarmante. Por qendrimi i butë i saj kundrejt “kritikave” të Ramës lidhet me shumë faktorë:

• së pari ajo e përdor industrinë e drogës për përfitime. Sipas ministrisë së brendshme britanike, “tregu i drograve të paligjshme është biznes i madh, me vlerë 9.5 miliardë stërlina në vit” ndërsa “rreth 3 milionë njerëz përdorën drogë në vitin 2019...me vdekjen e përdoruesve të arrijnë numra rekord”. Këtë treg e drejtojnë shqiptarët në “bashkëpunim” me qeveritë britanike. Ky mund të quhet “bashkëpunim” përsa kohë qeveria britanike nuk e lufton industrinë e drogës por bën sikur. Madje nën tolerancën e saj policia britanike po rekruton kriminelë dhe përdhunues seksualë;

• së dyti, një përqindje e madhe e mërgimtarëve përdoren nga tregu i punës në Britani ku ka mungesë punëtorie dhe ardhësit gjithnjë punojnë më lirë se vendasit; efektivisht, qeveria britanike punon për pronarët e tregut, të cilët përmes shfrytëzimit të lirë të krahut të punës pasurohen më shumë; 

• së treti, Rama po përpiqet të joshë qeverinë britanike për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës; ky është një faktor tjetër zbutës, sepse ata fitojnë disa herë me shqiptarët: një herë përmes industrisë së drogës; një herë përmes tregut ku shfrytëzohen dhe një herë kur u jepet një konçesion apo pasuri kombëtare me fitime të majme

Paralelisht Rama ka krijuar kushtet për kriminalizimin e shoqërisë sonë; këtë fakt e vërteton përqindja e ikësve: sipas analizës së qeverisë britanike ata ikin kryesisht si pasojë e krimit të organizuar në Shqipëri ose kriminalizimit dhe frikës për jetën.              

Në fund, është dhe një faktor tjetër: qeveria britanike kurrë nuk është përpjekur të ushqejë atdhedashurinë në popullin e saj por e ka kthyer atë në pragmatist ose në popull ku shkëmbimet mes njerëzve bazohen kryesisht në interesa se sa në vlera. Duke qenë e tillë, edhe nevojtare për mërgimtarë edhe qeveri që nuk ushqen atdhedashurinë, ajo nuk kërkon nga Rama që ta ndalojë mërgimin e shqiptarëve përmes politikave ekonomike dhe atdhedashurisë: sepse dy janë rrugët për ta mbajtur popullin shqiptar brenda vendit: të dyja plotësojnë njëra-tjetrën dhe nuk mund të përdorësh njërën pa tjetrën.

Njëra është ligji, përmes të cilit të ndalohet largimi i shqiptarëve jashtë vendit dhe sidomos studentët, për kualifikimin e të cilëve kontribojnë të gjithë me taksat e tyre; tjetra është zhvillimi i atdhedashurisë në popull. Kjo është një politikë që duhet ta zhvillojë pushteti politik ose qeveria. Kjo politikë nënkupton disa parakushte dhe disa veprime: së pari vetë anëtarët e qeverisë duhet të tregojnë se kanë atdhedashuri (sakrifikojnë jetën për atdheun) dhe janë të pakorruptueshëm (ky është parakusht); së dyti qeveria duhet të zotohet për punësim të plotë, sepse pa këtë ‘zotim’ ajo kurrë nuk mund ta mbajë popullin në Shqipëri...   

*Pjesa e dytë ndërsa pjesa e parë është bashkangjitur

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA