...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Prishtina drejt krijimit të bashkësisë serbe ndërsa Vuçiçi i tregoi kufirin amerikanit

Ardhja e tij shënon një fazë të re, me Kosovën të përparojë krijimin e bashkësisë serbe duke bërë ndryshimet ligjore sipas këshillës së gjykatës kushtetuese, por pa kërkuar as njohjen e pavarësisë së Kosovës as të njëjtën bashkësi për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës

Ylli Përmeti

17/01/2023 - 13:32

Vizita e këshilltarit të deparatamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet, në Prishtinë dhe Beograd, shënoi disa ndryshime të rëndësishme në qendrimet politike të qendrave përkatëse.

Së pari, përpara mbërritjes së tij Kurti sinjalizoi bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin, ndryshe ngasa kishte bërë muajt e fundit lidhur me Serbinë, dhe theksoi mbeshtetjen e tij për propozimin franko-gjerman pavarësisht se në tekst nuk përmendet njohja e ndërsjellë.

Së dyti, këshilltari amerikan tha nga Prishtina, pasi bisedoi me qeverinë atje, se amerikanët nuk mbështesin dhe nuk do të mbështesin “një organizim të tipit Republike Serbska” ndërsa shtoi se “nuk po i kërkojmë Kosovës asnjë aganzhim që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”. Ai kumtoi, gjithashtu se “nuk duhet të ketë veprime provokuese, duhet të shtensionojmë gjendjen dhe ta marrim atë në duar”.

Kur shkoi në Beograd ai kërkoi të ndalonte veprimtaria e grupit ushtarak rus Wagner atje ndërsa Kurti po të njëjtën ditë tha nga Vjena se bashkësia serbe mund të trajtohet në kuadër të një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke përmendur paralelisht se kushtetuta e Kosovës nuk lejon krijimin e një e bashkësie një etnike.

Pas takimit me Chollet-in në Beograd presidenti serb tha se bisedoi propozimin franko-gjerman ndërsa i tregoi atij ‘kufirin’: se nuk do të pranonte kurrë pavarësinë apo njohjen zyrtare apo jozyrtare të Kosovës në OKB. “Ne i treguam se cilat janë vijat e kuqe. Çdo formë e njohjes zyrtare ose jozyrtare të pavarësisë ose lejimi për t`u anëtarësuar në OKB, ne nuk e duam dhe nuk mund ta bisedojmë, dhe kjo është një pjesë e pandashme e atij plani”, tha ai.   

Vetë përfaqësuesi amerikan pas takimit e quajti Serbinë një “partnere dobiprurëse dhe pragmatike” dhe tha se bashkësia serbe është në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe jo shpajtuese.

Qartësisht, qendrimi i përfaqësuesit amerikan lidhur me përputhshmërinë e krijimit të bashkësisë serbe në Kosovë ndryshon: sepse në Prishtinë tha se nuk po i kërkonte Kosovës një angazhim që nuk është në pajtim me kushtetutën ndërsa në Beograd tha se krijimi i “bashkësisë” është në pajtim me kushtetutën!

Kurti, gjithashtu, lëshoi pe: ai është i hapur për krijimin e saj pavarësisht se përmend “papërthushmërinë” e saj me kushtetutën ndërsa nuk përmend faktin se gjykata kushtetuese me vendimin e saj këshillon qeveritë e Kosovës se ato mund të bëjnë ndryshime ligjore për të qenë në përputhje me të. Vuçiçi, në fund, jo vetëm që nuk lëshoi pe, por i tregoi kufirin përfaqësuesit amerikan.   

Ardhja e tij, në fjalë të tjera, shënon një fazë të re, me Kosovën të përparojë krijimin e bashkësisë serbe duke bërë ndryshimet ligjore sipas këshillës së gjykatës kushtetuese, por pa kërkuar as njohjen e pavarësisë së Kosovës as të njëjtën bashkësi për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës.

Këtë fakt e vërteton dhe një raport i Financial Times sipas të cilit “një lëshim që kërkojnë diplomatët e SHBA-së është bashkësia e serbëve në veri të Kosovës, një platformë që mbron interesat etnike serbe dhe të mbështesë autonominë e komunitetit. Krijimi i saj ishte pjesë e një marrëveshje mbi Kosovën, e nënshkruar në Bruksel në vitin 2013, por nuk është realizuar kurrë”. Në fakt, marrëveshja nuk parashikonte autonomi. Siç citon një reporter i BBC-së në atë kohë: “Përtej policisë dhe gjykatës së apelit, atje s`ka autonomi të cilën Serbia e kërkonte si pjesë e bisedimeve”. Këtë fakt e vërteton dhe marrëveshja

Nënshkrimi i marrëveshjes ishte një lëshim i Thaçit për të përparuar njohjen e ndërsjellë dhe integrimin në BE pasi kjo e fundit doli “garante” për normalizimin e marrëdhënieve. Por pavarësisht këtij fakti, të cilin FT nuk e ka hetuar mirë, citon kërkesën e disa përfaqësuesve serbë: ata kërkojnë autonomi…me bekimin e amerikanëve!   

Këtij editoriali i janë shtuar dy paragrafët e fundit në datën 20 janar 2023 

Zgjidhja e krizës mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përgjegjësia historike e amerikanëve

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA