Qendrimi` turpshëm i një toroveli (hoxhe) mbi ‘martesën’ dhe ‘beqarinë’, dhe disa vërejtje mbi Kuranin
Qendrimi` turpshëm deri në kriminal i një hoxhe që përfaqëson fenë islame për martesën dhe beqarinë, nuk mund të më përmbanin: sipas tij, “njerëzit më të këqij dhe të urryer të Allahut janë beqarët”! Por çfarë thotë Kurani për martesën dhe beqarinë dhe pse fetarët e fesë përkatëse nuk kundërshtojnë qendrimet e tij?
Ylli Përmeti
31/12/2024 - 14:21
Kurani ka një qendrim deri diku të drejtë lidhur me martesën dhe beqarinë, ndryshe ngasa pretendojnë fyçko të ndryshëm të quajtur “hoxhë”. Ja se ç`thotë ai në En-Nur: 34:
“Dhe ata që nuk gjejnë mjete për t`u martuar duhet ta ruajnë veten të dëlirë, derisa zoti t`u japë atyre nga begatia e tij; dhe ata që keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t`i lironi në bazë të shpërblimit, atëherë bëuani të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që u ka dhënë zoti; dhe mos i detyroni shërbëtoret apo robereshat tuaja për jetë të pandershme duke i mbajtur ato të pamartuara nëse ato dëshirojnë të jenë të dëlira, me qëllim që të kërkoni përfitim nga jeta e tanishme. Por nëse dikush detyron ato, zoti do t`i falë dhe do t`i mëshirojë ato”.
Fjalia e parë nënkupton beqarin por pa e përmendur atë, duke e këshilluar atë drejt, që të qendrojë “i dëlirë” si beqar por i thotë atij të “presë” derisa zoti t`i japë atij “nga begatia e tij” në vend ta këshillojë të punojë me ndershmëri, siç e këshillon të qendrojë i “dëlirë”, dhe në sajë të punës të sigurojë mjetet për t`u martuar, meqënse e lidh atë vetëm me mungesën e mjeteve, sepse “mjetet” janë vetëm një pengesë për t`u martuar; sepse njerëzit përballen me pengesa të ndryshme (disa mund të kenë shqetësime shëndetësore e të tjerë shqetësime sigurie etj.).
Fjalia e dytë nuk ka dhe aq lidhje me martesën ndërsa fjalia e tretë flet për “mosdetyrimin” e “shërbëtoreve” ose “robëreshave”, dhe s`ka shumë lidhje me kohën tonë meqënse shoqëritë moderne nuk kanë “robëresha” të llojit që kishin në kohën e Muhametit ndërsa fjalia e fundit fal viktimat por nuk dënon dhunuesit!
Si i tillë, qendrimi` Muhametit nuk është tërësisht i drejtë por është më i drejtë se ç`pretendojnë torovelët e quajtur “hoxhallarë” të cilët e përfaqësojnë por jo dhe aq i nevojshëm për shoqëritë qofshin ato edhe të kohës së tij: sepse jo të gjitha shoqëritë kishin dhe kanë të njëjtin nivel kulturor. Me këshillat e tij, ai i përgjigjet shoqërisë së kohës së tij dhe nevojave të saj. Por kurrësesi nuk mund të zbatohen në çdo shoqëri meqënse nuk kërkon shumë mend për të kuptuar arsyet pse disa meshkuj (por dhe femra) nuk martohen dhe kur martohen nuk duhet të detyrojnë tjerin të martohen.
Nuk është hera e parë që hoxha në fjalë këput profka të ngjashme dhe as do të jetë hera e fundit meqënse fetarët e fesë dhe autoritetet fetare por dhe shtetërore flenë.
Çfarë thotë Kurani për shaminë e grave?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 34 reads