...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Çfarë thotë Kurani për shaminë e grave?

Çështja e mbulimit të femrës citohet tre herë në Kuran por në një nga “suretë” e tij më gjatë dhe më qartë dhe në asnjë nuk detyrohet mbulimi i flokëve me shami apo i fytyrës por veç kraharorit.

SHJ

05/10/2022 - 15:55

Çështja e mbulimit të femrës citohet tre herë në Kuran por në një nga “suretë” e tij më gjatë dhe më qartë dhe në asnjë nuk detyrohet mbulimi i flokëve me shami apo i fytyrës por veç kraharorit. Ja ç`citon sureja 24: 31:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllazërve të vet, apo djemve dhe motrave të veta, ose grave të tyre dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra.”

Nga ky paragraf kutohet se Kurani flet për mbulimin e pjesëve të turpshme të trupit (gjoksin e femrës) dhe jo për flokët. Por ai është i padrejtë kur ndalon gruan të tregojë bukurinë e saj në publik, sepse për sa kohë që ajo ka mbuluar pjesët e saj “të turpshme” ose “seksualisht tërheqëse” për aq kohë ajo nuk bëhet e kritikueshme nga shoqëria dhe e lakmueshme nga burrat, të cilët, sipas fesë islame, janë mbretër dhe mund të mos përmbahen kur përballen me bukurinë e një gruaje. Lidhur me “stolitë”, varet se ç`kuptohet me to. Për shembull, vathët janë një lloj stolie tek gratë. Por ata nuk shkaktojnë ndonjë “paturpësi” por veç tundimin e ndonjë hajduti. Stolitë tek gratë, rrjedhimisht, mund të shkaktojnë ndonjë tundim dhe kërcënim të jetës së tyre por jo paturpësi. 

Kurani mundohet të parandalojë pasoja të dhimbshme për gratë duke diktuar sjelljen e burrave por diktimi dhe edukimi ndryshon si nata me ditën: sepse ne vërtet në vegjëlinë tonë kemi nevojë për diktimin e të rriturve por kur edukohemi hamendësohet se kemi zhvilluar virtytet etike dhe intelektuale përmes të cilëve gjykojmë dhe veprojmë drejtë si në raport me veten ashtu dhe në raport me të tjerët.   

Shkëputur nga editoriali i Ylli Përmetit:

Shtypja e lirive të grave në Iran dhe shkaqet e protestave

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA