Si e krijoi Athina pakicën e re greke në Shqipëri gjatë viteve `90?
Këtë herë po zbuloj për herë të parë strategjinë e Athinës për krijimin e një pakice të re greke në Shqipëri
Ylli Përmeti
11/01/2026 - 12:30
Dy nënshkruesit e studimit, Konstadin Çiçeliqis dhe Dhimitër Hristopulos, me titull “Pakica greke në Shqipëri: çastpërshkrime pasigurie si të vërteta kombëtare”, përpiqet të kritikojë gjeopolitikën greke lidhur me Shqipërinë por e fillon atë kur u themelua shteti shqiptar dhe jo kur u themelua shteti grek. Dija e tyre, rrjedhimisht, lidhur me gjeostrategjinë greke, është e pjesshme. Por sidoqoftë, ai zbulon disa të vërteta që “hedhin në erë” jo vetëm elitën tonë neoliberale dhe sorosiste të 30 e ca viteve të fundit por dhe “qarqet nacionaliste” shqiptare, siç përmendin dhe autorët, sepse bëhet fjalë për veprime politike që janë kryer nën hundën e tyre dhe ata s`kanë kuptuar asgjë nga gjeostrategjia e Athinës.
Megjithatë, ato vite kanë qenë të trazuara dhe qarqet tona “nacionaliste”, me të cilët grekët kuptojnë kryesisht komunistët me në krye Enver Hoxhën, braktisën (me hir e pahir) drejtimin e shtetit dhe ia lanë atë reaksionarëve të rinj të pagëzuar si “demokratë”, “socialistë”, “social-demokratë”, “republikanë” etj. Të gjithë këta mund të quhen edhe reaksionarë por edhe sylesh meqënse e kanë vërtetuar se janë edhe të tillë. Shqetësimi ynë, rrjedhimisht, janë kryesisht “drikullat” e reja që paraqiten si “nacionalistë” (Kocaqi, Marin Mema etj.), sepse megjithëse unë kam vite që tregoj gjeostrategjinë e Athinës, ata heshtin, hamendësisht sepse për ta rroga është më e vyer se e vërteta dhe detyra e tyre për të mbrojtur shtetin dhe popullin shqiptar nga rreziqet që i kanosen.
Pasi bën një përshkrim të ngjarjeve kryesore të shekullit të 20 mes dy vendeve tona dhe tregon përpjekjet e vazhdueshme të Athinës për të marrë “vorio-epirin”, studimi tregon politikën se si veproi Athina për të ruajtur, ripërtërirë madje, duke krijuar dhe një pakicë të re greke. “Nevoja e ruajtjes dhe ripërtëritjes së vazhdueshme të anëtarëve të pakicës (greke)”, shkruan ai, “mirëmbajti kryesisht në dhjetëvjeçarin 1990 një sistem klientelist që fillon nga furnizuesi` bamirësive: këtë rol kanë marrë përsipër konsullatat greke të jugut të Shqipërisë (Korçë, Gjirokastër) gjithashtu dhe kapitalistë grekë me “djeshmëri të njohura kombëtare” që kanë veprimtari të tjera në hapësirën e shtetit grek. Ato bamirësi mbërrijnë në trupin tjetër të atyre që i pranojnë, që përbëhet nga nxënës, studentë, mësues, pensionistë, emigrantë kandidatë, përmes disa mekanizmave ndërmjetësues që kanë qasje me furnitorin dhe pranuesin e bamirësisë”.
Këtë punë e kanë marrë përsipër shoqëritë politike, si Omonia, Partia e të Drejtave të Njeriut, shoqëritë greke dhe greko-vlahe. Ajo çka duhet të kuptohet është se ato mekanizma —qoftë edhe nëse nuk u përqendruan mbrothët për shperndarjen e detyrës së kumtit dhe blerjen e ndërgjegjjes përmes krijimit të shpresës për një jetë më të mirë—mbajnë ndezur që nga fundi i dhjetëvjeçarit të kaluar [1990] qënien e tyre posaçërisht në atë rol. Të pakënaqurit e atyre mekanizmave në Shqipëri rrëfejnë lehtë se “grindja bëhet për vizat ose bursat” ndërkohë që mungesa me takt e shtetit grek në veprimtari ku (logjikisht) i përkasin shtetit social dhe shoqërive private, ndihmon në vazhdimin e asaj pune qarkore të veçantë dhe mirëmban marrëdhëniet klienteliste me dobi të menjëhershme ekonomike dhe politike me drejtime të shumta, përveç megjithatë metodave të plota shpifëse”.
“Greqia”, sqaron ai më tej, “ndërsa në njërën anë ungjillon qendrueshmërinë dhe zhvillimin e Shqipërisë, në veprim përpiqet të krijojë një pakicë tjetër të re brenda shtetit shqiptar, pakicën greko-vlahe, duke u tërhequr pas trysnive politike dhe shpresave ekonomike të faktorëve vendor [të përmendur me herët] dhe përfaqësuesve të tyre në Greqi.
Kjo politikë dendësohet, simbolikisht dhe në të vërtetë, në veprimtarinë e të ashtuquajturit “vlahometër”. “Vlahometri” është metodë”, sqaron ai, “themelimi i të qenit “grek” i atij që bën kërkesë për vizë në konsullatën greke të Korçës me vërtetimin e njohjes së gjuhës vlahe. Procesi kryhet përmes bisedës me kandidatin “grek” nga nëpunës të konsullatës, zotërues së gjuhës vlahe”. Vlahometri është metoda bisedore [ose “interviste” siç quhej] matëse se sa Vlah është shqiptari që kërkon t`i jepet vizë ndenjeje në Greqi nën veçorinë e të qenit bashkëkombës (homogjen). Përsa kohë, rrjedhimisht, flet apo nuk flet gjuhën vlahe me përkthyesin që gjendjet pas gardhit të dritares së konsullatës ose nëse sjell kushëri me gjak i cili është vlahfolës, apo sjell vërtetim të prejardhjes vlahe nga dikush që i përket shoqërive vlahe që kanë marrë përsipër —pa u dëmtuar sigurisht— të përparojnë barazimin “shqiptar-vlah baras grek”, mund të përfshihet në zotëruesit e mundshëm të vërtetimit të shumë-dëshiruar dhe të shkojë të banojë në Greqi…
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 23 reads



