...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Vendimi i BE-së për mosfillimin e bisedimeve dhe e ardhmja politike e Ramës dhe Zaevit

Rama ka ‘premtuar’, në fakt, ‘anëtarësimin’ e Shqipërisë në BE në fund të mandatit të dytë të tij: “Unë do të punoj që kjo të ndodhë pas 8 vjetësh, në fund të mandatit të dytë, brenda 10 vjetësh Shqipëria të anëtarësohet”

Ylli Përmeti

19/10/2019 - 17:02

Mbledhja e Këshillit të anëtarëve për fillimin e bisedimeve për integrim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V. nuk solli asnjë të re: vërtetoi pritshmëritë se Franca, me mbështetjen e Holandës dhe Danimarkës, do të bllokonte dëshirën e anëtarëve të tjerë. Franca kishte edhe mbështetjen e Gjermanisë pavarësisht se kjo e fundit mbështeti fillimin e bisedimeve...mbizotëroi, në fjalë të tjera, “nevoja për rishikimin e procesit të zgjerimit”. 

Pas këtij vendimi filloi dhe batareja e shtypit dhe opozitës kundër qeverisë. Ajo u intesifikua kur Zaevi, kryeministri i Maqedonisë V., shpalli zgjedhjet e parakohshme për shkak se nuk realizoi premtimin e tij. Kjo lëvizje e forcon atë si në raport me zgjedhësit e tij ashtu dhe në raport me BE-në: të parëve do t`u thojë se e mbajti fjalën (ndërsa zgjedhësit do ta vlerësojnë si njeri korrekt sa i përket premtimeve të tij) ndërsa të dytëve do t`u thojë se pret hapjen e bisedimeve me mandat të rimiratuar.

Me këtë veprim Zaevi qendron një hap përpara Ramës dhe qeverisë së tij ndërsa ky i fundit do të humbasë më shumë besueshmëri, nga propaganda që po bënë opozita dhe shtypi i përditshëm me argumentin se “Rama nuk mban përgjegjësi për mosfillimin e bisedimeve për në BE” e të tjera si këto…Rama ka ‘premtuar’, në fakt, ‘anëtarësimin’ e Shqipërisë në BE përpara se të merrte pushtetin në vitin 2013-të se ai do të realizonte ‘anëtarësimin’ e Shqipërisë në fund të mandatit të dytë të tij: “Unë do të punoj që kjo të ndodhë pas 8 vjetësh, në fund të mandatit të dytë, brenda 10 vjetësh Shqipëria të anëtarësohet”, citon Rama në një shfaqje mediatike.[1]

Të njëjtin qendrim e përsëriti në janar të vitit 2018-të në 26 vjetorin e thememelimit të Fressh-it ku deklaroi se: “me çizme, pa çizme; me taka, pa taka; me këpucë, pa këpucë…ne do t`i hapim negociatat, ne do ta bëjmë [Shqipërinë] anëtare të bashkimit europian”. Të njëjtin qendrim mbajti dhe Balla më kuvend, se “Shqipëria brenda vitit 2019-të do të hapë negociatat me BE-në”. Por një ndryshim mes Ramës dhe Ballës ekziston: i pari flet për ‘anëtarësim’ ndërsa i dyti për ‘hapje negociatash’. Pa u çuditur, opozita këto qendrime i shtrembëron duke i paraqitur si ‘premtim’ që nëse nuk realizohet, Rama dorëhiqet si Zaevi dhe vendin e tij e zë opozita…e bashkuar!

Gjykuar nga vendimi që mori Këshilli i BE-së gjatë tetorit të vitit 2019-të për fillimin e bisedimeve për anëtarësim; vendimi tjetër që pritet të marrë vitin tjetër në njëjtën kohë; dhe nga koha kur mbaron mandati i dytë i qeverisë “Rama3”(në vitin 2021 - për afro një vit e gjysëm!), kuptojmë se Rama dështoi dhe me këtë premtim. Duhet thënë se Rama nuk ka thënë se do të dorëhiqet nëse nuk realizon këtë objektiv. Por ka bërë një premtim si shumë premtime të tjetra — që në shumicën e tyre ka dështuar. Edhe nëse ka realizuar ndonjë premtim, si në rastin e rehabilitimit të rrjetit energjitik, ato janë realizuar me shumë padrejtësi. Dhe fakti që fillimi i bisedimeve vonon - ashtu do të vonojnë dhe milionat e eurove të pritura nga ky proces!

Duhet kujtuar, edhe një herë, se në kohën kur pritet të mblidhet Këshilli vitin tjetër, Spak-u, shpresa e fundit e shqiptarëve, do të ketë përparuar plotë hetime dhe do të këtë “goditur” partitë në pushtet duke përfshirë dhe PS-në. Kryesisht për këtë arsye, Këshilli Europian do të miratojë fillimin e bisedimeve. Kujtoj se Makroni bllokoi vendimin e shumicës së anëtarëve të BE-së kryesisht për shkak se është i pakënaqur me emërimet në institucionet kryesore të BE-së dhe për pasojë luajti rolin e reaksionarit dhe obstruksionistit kundrejt Gjermanisë, e cila aktualisht është e kënaqur me institucionet që kontrollon...           



[1]Rama: Do të sjellim model të ri, Topchannel, 7/06/2013.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA