Iliana Beqiri është shumë pranë rekordit botëror në 200 metra
Mbesës sime i kam thënë se vetëm kur të thyejë rekord botëror ajo do të jetë pasuri e vyer kombëtare dhe do të jetë lajm i gëzueshëm për ne si komb por dhe për mua si studiues i sportit
Ylli Përmeti
27/06/2025 - 14:52
Nga kampionati evropian i atletikës për divizionin e 2-të dhe të 3-të që po zhvillohet në stadiumin Poljane të Mariborit të Slovenisë, nga 24 deri në 29 qershor, Iliana Beqiri shënoi një tjetër rekord vetjak, pas atij të vitit 2023, dhe doli e para në 200 metra.
Mbesës sime i kam thënë se vetëm kur të thyejë rekord botëror ajo do të jetë pasuri e vyer kombëtare dhe do të jetë lajm i gëzueshëm për ne si komb por dhe për mua si studiues i sportit. Por dhe paraqitja e këtij viti është lajm, gjithashtu, sepse çdo rekord vetjak është lajm — sepse tregon se ka punuar fort përgjatë vitit. Këtë vit ajo e bëri 200 metërshin 24.7 sekonda.
Kjo kohë është arritje e lartë por jo e mjaftueshme për të bërë histori në sport. Parë nga këndvështrimi` rekordit botëror i femrave i vitit 1988 prej 21.34 sekonda, nga amerikania Florence Griffith-Joyner, kur ajo ishte 28 vjeç, ajo është shumë pranë asaj. Ndryshimi është rreth 3 sekonda ndërkohë që Iliana është më e vogël në moshë se Xhoiner dhe ka kohë për ta kapur dhe pse jo ta tejkalojë atë.
Ajo vrapon apo hedh më shumë se 8 hapa në çdo sekondë tani. Por ajo duhet të bëjë më shumë se nëntë hapa për çdo sekondë që të kapë apo thyejë rekordin botëror.
Po të kishim një qeveri atdhetare, ajo mund ta thyente atë rekord, vitin tjetër, sepse do ta ndihmonte në nevojat e saj (shtesë) dhe besoj ajo mund të thyente rekordin botëror dhe të nderonte veten dhe kombin e saj, sepse bëhet fjalë pikë së pari për nderim kombëtar dhe pastaj, sigurisht, për shpërblim me trofenë e arit dhe më tej, të themelohej një “disiplinë” e re për qëmtimin e “talenteve” të reja në vrapimet e shkurtra. Por s`e kemi qeverinë të tillë; përkundrazi, ajo është një qeverisje e turpshme.
Kështuqë, pavarësisht se asaj do t`i mungojë ndihma e qeverisë, unë besoj se ajo prapë mund ta arrijë rekordin botëror. Në këtë rast, ajo e nderon veten dhe kombin më shumë sepse nuk mbështetet nga qeveria por në shpirtin e saj luftarak.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 26 reads



