Ambasada amerikane në Beograd kërkon përfshirjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet serbe ndërsa hesht për shqiptarët
“Serbët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit”
Top Channel
08/02/2022 - 20:59
“Serbët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit”. Ky është mesazhi i dhënë nga ambasada amerikanë në Beograd, pas vizitës të zhvilluar nga Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak.
“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë ne zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. SHBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.
Reagimi vjen pasi kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Dacic, u ka kërkuar Escobar e lajcak që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre për të kërkuar nga institucionet e Kosovës lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë edhe në Kosovë.
Dacic në takim ka thënë se Serbia është e gatshme të gjejë një zgjidhje kompromisi me Kosovën.
Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajcka ka deklaruar se qëndrimi i BE-së është që zgjedhjet duhet të organizohen edhe në Kosovë duke thënë se kjo u është kërkuar liderëve në Kosovë. Kosova nuk ka lejuar organizimin e votimit për referendumin e fundit në Serbi, por ka dhënë mundësinë e votimit përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.
Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë edhe një rezolutë për moslejimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Lexo per me shume
Qasja amerikane ndaj Ballkanit dhe Serbisë dhe armatosja e ushtrisë serbe nga Uashingtoni*
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 292 reads



