...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ambasada gjermane ka vënë në “shënjestër” Ramën dhe ka mobilizuar studentët?!

Masivizimi i protestës së studentëve i befasoi thuajse të gjithë. Dy shkaqet kryesore ishin kuptimi përmes pësimit (kuptimi përmes mendimit ishte dytësor) i efekteve të reformës në arsim dhe protestat e veprimtarëve (kryesisht të OP-së) që filluan në vitin 2014. Por këta dy faktorë nuk mund të mjaftonin dhe shumë kërkonin një faktorë të tretë. Nuk munguan hamendësimet se pas protestave fshihen partitë e opozitës.

SHJ

27/12/2018 - 09:22

Masivizimi i protestës së studentëve i befasoi thuajse të gjithë. Dy shkaqet kryesore ishin kuptimi përmes pësimit (kuptimi përmes mendimit ishte dytësor) i efekteve të reformës në arsim dhe protestat e veprimtarëve (kryesisht të OP-së) që filluan në vitin 2014. Por këta dy faktorë nuk mund të mjaftonin dhe shumë kërkonin një faktorë të tretë. Nuk munguan hamendësimet se pas protestave fshihen partitë e opozitës.

Por mesa duket, në masivizimin e saj, ka kontribuar ambasada gjermane! Indikacionet se ambasada gjermane kontribuoi në masivizimin e protestës së studentëve nuk munguan gjatë protestave të dhjetorit por si gjithnjë, indikacionet nuk janë fakte! Një indikacion ishin veprimet paralele të ambasadës për të shtuar një investim prej 18 milionë eurosh për rikonstruksionin e konvikteve sipas parimit të efiçencës energjitike të Qytetit Studenti. Një muaj përpara kësaj ndihme, Gjermania akordoi një fond rekord prej 164,4 milionë euro për ekonominë, përmirësimin e jetës së njerëzve, ndihmë për integrim në BE dhe projekte të tjerë rajonalë. Krahas këtyre Gjermania ofroi një kredi prej 100 milionë euro. Tashmë Gjermania është donatori më i madh në Shqipëri. Që nga viti 1988, kur Shqipëria dhe Gjermania çeli marrëdhëniet ekonomike, vendi ka përfitur rreth 1 miliard euro nga Gjermania. Dihet se shumë nga këto kursime janë bërë rrush e kumblla nga qeveritë tona.

Por pyetja që nevojitet të marrë përgjigje është pse Gjermania kontibuoi në lëvizjen studentore dhe si? Gjasat janë se Gjermania është pezmatuar dhe frustruar nga deklarata e Ramës në mbledhjen e Pejës mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Rama mbrojti politikën doganore të Kosovës kundrejt Serbisë por akuzoi për të disatën herë Bashkimin Europian për sjellje me dy fytyra lidhur me integrimin e shqiptarëve krahasuar me Serbinë duke cituar se “të dërguarit e Evropës dhe Beogradi i kërkuan ministrit të punës dhe çështjeve sociale të Kosovës deri në orën dy të natës të hiqte fjalën “Republika e Kosovës” nga fjalimi që do të mbante në konferencën e përbashkët”…dhe duke shtuar shprehjen angleze “What the fuck!”, përmes së cilës donte të tregonte habinë apo tronditjen e tij.

Një indikacion tjetër janë thirrjet e disa studentëve gjatë protestave: ata përmendën “Bundestagun” në thirrjet e tyre. Se si mund të këtë vepruar ambasada gjermane me studentët është e thjeshtë: ose përmes rektorëve ose…Megjithatë, çështja nuk është se si ka vepruar ajo për të nxitur masivizimin e protestës, e cila është në dobi të arsimit…por se studentët mobilizohen nga të huajt dhe jo nga bashkatdhetarët! Ky është një kontigjent i rëndësishëm që duhet të marrë në konsideratë: sepse ai nuk ‘lëvizi’ as nga dija që parashtruam as nga pësimi por vetëm kur i dhanë zemër eprorët! 

Siqodoftë, çështja tjetër që duhet të marrë përgjigje është dobia e Gjermanisë nga protesta studentore: siç përmenda më lartë, Gjermania ka kontribuar në mirëqenien e vendit më shumë se çdo vend tjetër. Qëllimi i saj, rrjedhimisht, është deri diku i qartë. Por në arsimin e vendit tonë ajo ka një dobi të jashtëzakonshme sidomos në kushtet aktuale. Dihet se ajo ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar veçanërisht për infermierë. Kualifikimi i tyre në Shqipëri ka kosto të ulët. Për të njëjtën arsye ajo kontribuon në kualifikimin e shqiptarëve. Kjo është një dobi afatgjatë për Gjermaninë por jo për Shqipërinë: sepse në kualifikimin e tyre kuntribuojmë kryesisht ne, me mundin dhe taksat tona. Gjermania thjesht ndihmon në këtë proces për të ndihmuar veten në afatgjatë…                       

Gjermania nënshkroi një projekt të ri me vëllim 2 milion euro për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në zonat ‘rurale’ me përfitues kryesisht gratë dhe të rinjtë në Alpet e Veriut dhe prefekturat e Vlorës dhe Dibrës ndërsa paralelisht mbështet ministrinë e bujqësisë për të përafruar direktivat kombëtare me standertet e BE-së...Me këtë projekt, “grantet dhe ekspertiza gjermane kanë mundur të rrisin në sasi dhe cilësi prodhimet” [e fermerëve] citoi zëvendësambasadori gjerman.                       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA