...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerikanët dhe suedezët orientojnë bujqësinë shqiptare drejt agroturizmit

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, së bashku me Programin CEED Albania të Qeverisë së Suedisë, nisën sot zbatimin e programit për shndërimin e 6 fermave bujqësore në bashkitë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe në ferma me destinacion agroturizmin.

Voa

25/04/2018 - 15:34

Njëra nga 6 fermat e përzgjedhura është ajo e fermerit Ahmet Sulejmani në fshatin Muriqan të Shkodrës. Përfaqësuesi USAID-it Dennis Wesner, u shpreh gjatë ceremonisë së fillimit të programit se qeveria amerikane po mbështet zhvillimin e agroturizmit në disa zona të Shqipërisë, me synim zhvillimin e bujqësisë, nxitjen e punësimit dhe tërheqjen e vizitorëve.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA