...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Arrestohen 4 zyrtarë në ministrinë e drejtësisë ndërsa po verifikohet për Manjanin dhe Vasilin

Në pranga pasi dyshohen të jenë përfshirë në shkelje dhe abuzime me disa tendera të zhvilluara në periudhën 2016-2017

Voa

06/02/2019 - 13:50

Në Shqipëri ish Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, J. Hoxha, Drejtori i Shërbimeve mbështetëse A. Lamçe dhe dy specialist të IT, L. Ali dhe A. Alikaj janë vënë në pranga pasi dyshohen të jenë përfshirë në shkelje dhe abuzime me disa tendera të zhvilluara nga kjo ministri në periudhën 2016-2017. Nën hetim dhe 8 zyrtarë të tjerë të ministrisë, ndërkohë që po verifikohen dhe veprimet e kryera dhe përgjegjësia konkrete që mund të kenë dhe dy ish ministrat e Lëvizjes socialiste për integrim Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Hetimet janë shtrirë në të paktën 5 tendera: Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS, në 7 Gjykatat Administrative; Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale; Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar; Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës si dhe tenderi për Përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Shkeljet rezulton të jenë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave. Sipas prokurorisë, “hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit”. Disa nga sistemet të cilat janë blerë në bazë të këtyre tenderave, në një pjesë të madhe, sipas prokurorisë, nuk janë funksionale.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA