Banka Botërore: Investimet e huaja në Shqipëri do të bien me 22% deri më 2019
Banka Botërore lajmëron një ulje të konsiderueshme të investimeve të huaja në vendin tonë në vitet në vijim. Në një projeksion të fundit për Shqipërisë, investimet e huaja direkte do të përfshihen në një trajektore rënëse që këtë vit dhe për të vijuar kështu të paktën deri në vitin 2019.
Monitor
26/10/2017 - 09:06
Banka thotë se IHD këtë vit do të arrijnë në 8.3 për qind të PBB nga 8.7 për qind që ishin vitin e kaluar. Por vitin e ardhshëm ato nuk pritet të jenë më shumë se 7 për qind e PBB dhe më 2019 do të jenë 5.6 për qind e PBB-se.
Nw vlerw absolute investimet e huaja pritet tw bien me 22%.
Banka thotë se vitet e fundit investimet e huaja direkte kanë qenë motori kryesor i rritjes ekonomike në Shqipëri ndaj dhe rënia e tyre do të gjenerojë një hendek.
Ekonomia e Shqipërisë u rrit 3,4 për qind në 2016 dhe kjo rrit u nxit më së shumti nga investimet private në dy projektet kryesore, gazsjellësi TAP dhe HEC-et në lumin Devoll.
Banka thotë se remitancat dhe investimet e huaja financojnë pjesën dërrmuese të importeve.
Sipas BB, tani, më shumë se kurrë thekson urgjencën e reformave strukturore për të përforcuar ribalancimin e sapo nisur nga burimet e brendshme të rritjes ekonomike, në ato të jashtme me mbështetje më të madhe tek investimet.
Përfitimet e rritjes ekonomike me krijimin e vendeve të reja të punës duhet të konsolidohen dhe zgjerohen, në mënyrë që të thyhet zinxhiri i emigracionit, reformave të cekëta, si dhe rritjes së ngadaltë ekonomike.
BB rekomandon eliminimin e faktorëve dekurajues dhe barrierave për punësimin formal, për të mundësuar ritme më të shpejta të rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe reduktimin e varfërisë.
Përmirësimi i klimës së biznesit dhe qeverisjes për të mundësuar kompanitë që të krijojnë më shumë vende pune, të zgjerohen dhe të rrisin produktivitetin është një rekomandim tjetër.
Rritja e barazisë, cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve publike dhe sistemeve të mbrojtjes sociale, duke reduktuar në të njëjtën kohë rolin e qeverisë rekomandohen për tu bere.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 17 reads



