Bankat qendrore blejnë ar ndërsa Banka jonë Kombëtare fle gjumë
Rezervat zyrtare të arit janë tani vetëm 10 përqind poshtë nivelit më të lartë të tyre të të gjitha kohërave prej 38,491 tonë në vitin 1966
Ylli Përmeti
03/02/2020 - 14:18
Nga viti 2011-15 kërkesa e përgjithshme botërore për ar ra. India dhe Kina përllogariten të kenë konsumuar 54 për qind të kërkesës botërore në vitin 2014-të, nga 33 për qind në vitin 2005. Në Evropë, për shkak të krizës, u rrit kërkesa kryesisht për lingota dhe monedha. Si rezultat, monopolisti i tregut europian (“Degussa”) shijoi fitime të mëdha për një kohë shumë të shkurtër.[12] Qeveritë me probleme të vogla ekonomike dhe që shtojnë rezervat e arit, janë pak. Rusia, për shembull, po i shton ato.[13] Ndërsa Kanadaja s’ka asnjë rezervë ari! Gjatë ngritjes së tensioneve tregëtare mes Amerikës dhe Kinës dhe sanksioneve amerikane kundër Rusisë, disa banka qendrore të udhëhequra nga Polonia, Kina dhe Rusia, blenë sasi rekord ari: plotë 374 tonë ar në vlerën e 15.7 miliardë dollarëve.[14] Qëllimi ishte të larmonin rezervat, të pakësonin zotërimet në dollarë dhe të dëmtonin fuqinë e dollarit. Por dollari nuk mund të dëmtohet nga blerje të tilla.[15]
Kjo sasi është blerja më e madhe që nga koha e standartit të arit 1971. Blerjet janë nxitur dhe nga vendimi i Bankës Qendrore Europiane për të ndërprerë një marrëveshje për të kufizuar shitjet e arit ndërsa institucionet e rajonit nuk shesin më në volume të mëdha dhe janë blerës neto. Por blerjet janë rritur edhe më shumë duke filluar nga mesi i vitit 2019: zotërimet nga fondet e tregut të shkëmbimeve (FTSH) të mbështetura nga ari u rritën në nivelin më të lartë në shtatë vitet e fundit! Arsyet janë të ndryshme: frika nga ngadalësimi i rritjes ekonomike në ekonomitë e mëdha, rreziqe gjeopolitike dhe humbja e besimit në “pasuri” tradicionale si jeni japonez. Por kryesorja mes këtyre është një grumbull gjigand debiti me rendiment (ose fitim) negativ më shumë se 13 trilion dollarë. Kështu nëse blerësve të bondeve u kërkohet të paguajnë për privilegjin e mbajtes së bondeve deri në maturim atëherë fuqia tërheqëse e arit —nga i cili nuk fitohet asgjë as ka ndonjë kosto për ta zotëruar— shkëlqen…rigjallërimi për metalin e verdhë vjen pas vitesh mjaft të zymtash në të cilët një mëkëmbje e qendrueshme ekonomike shtyu çmimet e arit aq poshtë sa 1,000 dollarë një ons në dhjetor-2015.
Lexo. për më shumë, këtu: Gjeopolitika perëndimore, ruse dhe kineze me arin: kush do të dominojë shekullin e 21?
Këtë vit, sidoqoftë, çmimi i arit është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2013-të, më shumë se 1,600 dollarë për një troi ons. Zotërimet botërore nga FTSH-të e mbështetura në ar janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2015 në 141 bilionë dollarë. Rritja e blerjeve nga FTSH-të ka ngritur eksportet e arit nga Australia dhe Britania ku trusti i arit SPDR rezervohet në kasaforta të blinduara. Eksportet e arit austrialian në Britani u rritën me 1,384 për qind në çerekun e fundit të shtatorit 2019 në 5.3 miliard dollarë, për shkak të kërkesës për kallëp ari. Rritja e shpejtë e arit që nga mesi i vitit të kaluar ka përkuar me rënien e fitimeve (jildeve) realë në USA (i përputhur me inflacionin). Fitimet nga bonot pesëvjeçarë të thesarit ishin 0.05 për qind në fund të janarit-2020, më poshtë nga thuajse 1 për qind në të njëjtën kohë në vitin 2019. Kjo dinamikë ka shkaktuar ndërlikime afatgjata për krijimin e protofoleve ndërsa ari bëhet një domosdoshmëri se sa një përpjestim shumë i mirë (optimal). Bankat qendrore kanë qenë blerëset me më shumë pasion të arit, duke blerë 5,019 tonë ar me vlerë më shumë se 200 miliard dollarë që nga viti 2009. Rezervat zyrtare të arit janë tani vetëm 10 përqind poshtë nivelit më të lartë të tyre të të gjitha kohërave prej 38,491 tonë në vitin 1966. Bankat qendrore vitin e kaluar blenë 650 tonë ar, niveli i dytë më i lartë vjetor i blerjeve për 50 vjet. Blerjet kanë vazhduar këtë vit dhe Rusinë dhe Kazakistanin të shtojnë 9.7 dhe 3.5 tonë përkatësisht në rezervat e tyre.[16]
Ndryshe nga këto vende, Shqipëria është mpirë e gjitha: ajo humbi jo vetëm arin që mblodhi përgjatë socializmit të cilin e shiti në bankat e Zvicrës (10 ton) pas rënies së socializmit në këmbim të bukës por me orientimin e saj politiko-ekonomik nuk ka asnjë shpresë për të shtuar rezervat dhe t’i përdorë ato në rast nevoje.[17]
Zhvlerësimi i plotë i lekut, gjendja e rezervave të arit dhe si banka kombëtare kontribuon në pushtimin ekonomik të Shqipërisë
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 16 reads