...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Banorë të Skraparit në protestë kundër Hec-it kriminal

130 familje të fshatit thonë se projekti i lë pa ujë dhe se projekti është devijuar nga plani fillestar

Topchannel

14/08/2019 - 18:53

Banorët e fshatit Backë në Skrapar janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të një hec-i. Ndonëse janë ankuar te firma përgjegjëse, bashkia dhe prefektuara, këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimin e tyre - që lidhet me rrezikun e mbetjes pa ujë.

130 familje të fshatit thonë se projekti i lë pa ujë dhe se projekti është devijuar nga plani fillestar.

“Është devijuar projekti dhe marrëveshja që kemi firmosur. Projekti i ri lë pa pikë ujë fshatin. Projekti i ri bllokon tërësisht burimin “Kroi Mbret”, nga i cili fshati mer ujë për të pirë, për nevojat vetjake dhe për bagëtitë në stane”, thonë banorët.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA