Bashkia e Durrësit rindërton çdo tre vjet kalldrëmet e bulevardeve
Dihet se nuk është “mirëqënia” që e ribën bulevardin përkatës: por është orientimi ynë për t`u zhvilluar ku sektori i ndërtimit nuk mbahet ndryshe sidomos kur ke vëlla që merret me ndërtime si Vangjushi
SHJ
29/07/2019 - 18:14
Bulevradi “Dyrrah” në Durrës, i rikonceptuar gati tre vjet më parë dhe i shtruar me kalldrëm me gur të zi të prerë në sharrë nga Përmeti, po ribëhet këto ditë sepse ishte dëmtuar në disa pjesë kur dihet se kalldrëmet e Gjirokastrës, Beratit dhe qyteteve të tjerë janë shekullorë. Durrësi është në një mirëqenie aq të lartë saqë ndërton kalldrëme luksoz çdo tre vjetë! Por dihet se nuk është “mirëqënia” që e ribën bulevardin përkatës: por është orientimi ynë për t`u zhvilluar ku sektori i ndërtimit nuk mbahet ndryshe sidomos kur ke vëlla që merret me ndërtime si Vangjushi…shikoni Ramën, administratori i pushteti politik qendror të shtetit: nga kulla në kullë!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 11 reads



