...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Borxhi i shtuar nga PPP-të e qeverisë Rama më i larti në Evropë

Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, detyrimet që lidhen me partneritetet publik-privat (PPP) janë në 3% të PBB-së, ndërsa në Shqipëri është 5 herë më i lartë 15%

Monitor

30/01/2019 - 13:01

Eurostati publikoi sot listën e vendeve të BE sipas detyrimeve potenciale jashtë bilancit për kontratat me partneritet publik privat në raport me PBB. Vlerat përfaqësojnë shumën e financimeve që do të financojnë buxheti i këtyre vendeve për kontratat PPB dhe që nuk janë llogaritur në borxh.

Sipas Eurostat, në Europë, Sllovakia dhe Portugalia kanë detyrimet më të mëdha potenciale që lidhen me partneritetet publiko-privat jashtë bilancit përkatësisht në 2.9 dhe 2.7 për qind e PBB-së.

Në Shqipëri vlera e kontratave PPP tashmë aktive që financohen nga buxheti dhe nuk janë përfshirë në borxh është 1.9 miliardë lekë ose 15 % e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtarë në rishikimin e marrëveshjes së fundit me Shqipërinë (shtator 2018), të publikuar dje.

Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, detyrimet që lidhen me partneritetet publik-privat (PPP) janë në 3% të PBB-së, ndërsa në Shqipëri është 5 herë më i lartë 15%.

Pas Sllovakisë dhe Portugalisë vlerën më të lartë të PP jashtë bilancit e ka Portugalia (2.7%), Hungaria (1.5%) dhe Mbretëria e Bashkuar (1.4%).

Për vitin 2017, dhjetë vende nuk raportuan asnjë detyrim lidhur me PPP jashtë bilancit, të tilla si Holanda, Bullgari, Çekia, Gjermania, Franca, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Suedia.

Në shumë vende të BE-së PPP jashtë bilancit janë vërejtur në qeverinë qendrore, ndërsa në disa nga qeverisja lokale.

Në një deklaratë të këtyre ditëve FMN vuri në dukje se rritja e shpejtë e PPP -ve ka shtuar edhe rreziqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontrolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31 për qind e PPB-së (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionet në energji me më shumë se 23 pikë përqindje) në buxhetin e 2019 dokumentet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15 për qind të GDP-së” thuhet në raport.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA