...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Çështja “Berisha”: shtrembërimi i fjalës së Blinkenit nga “Syrinet” dhe mashtrimi me “zyrtarin e lartë” amerikan

“Syrinet” shtrembëron fjalën e Blinkenit dhe mundohet të sajojë “figura” publike amerikane për të hedhur dyshime lidhur me shpalljen e Berishës të padëshirueshëm në SHBA

SHJ

08/06/2021 - 15:22

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një bisedë virtuale u pyet në komisionin e dhomës së përfaqësuesve për punë të jashtme nga kongresmeni republikan Lee Zeldin lidhur shpalljen ‘non grata’ të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Bisedën e njoftoi si fillim dhëndri i Berishës. Më pas u zhvilluan biseda televizive me më kryesorin, Çim Peka. Ky i fundit ftoi disa mbështetës (Petrit Vasili etj.) të idesë se Sali Berisha është shpallur padrejtësisht i padëshirueshëm ndërsa shtrembëronin argumentin e Blinkenit. Për të njëjtën arsye vlen të citohet si fillim argumenti i ministrit të jashtëm amerikan të cilin mund ta dëgjoni dhe krahasoni në video-bisedën e publikuar në “Youtube” nga vetë departamenti amerikan:

LEE ZELDIN: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne kjo ishte e papritur ai ka qenë mysafir dhe aleat i George W. Bush gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA, Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

ANTONY BLINKEN: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth atyre të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht, përfshirë avokatët e mi. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte e dobishme, se për çfarë flitet ekzaktësisht.

LEE ZELDIN: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

ANTONY BLINKEN: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja të komentoja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

LEE ZELDIN: Kam bërë disa kërkime për të gjetur se në çfarë afere korruptive është përfshirë Sali Berisha, dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon të gjejë informacion? Pra ku duhet të shkojë një gazetar që të marrë informacion mbi korrupsionin që i referoheni ju?

ANTONY BLINKEN: E para, para se të kalojmë tek media, anëtarët të vijnë në Zyrën e Legjislacionit, dhe ne do të sigurohemi që të merrni informacionin, dhe e dyta, sa i takon medias, ejani në Zyrën e Zëdhënësit të Punëve të Jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, ta ndajmë informacionin me ju.

LEE ZELDIN: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë Berisha?

ANTONY BLINKEN: Jam i sigurt se çdo gazetar mund ta bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në DASH për të marrë çdo informacion që kemi në dispozicion për publikun.

LEE ZELDIN: Për të qartësuar diçka lidhur me mbrojtjen e z.Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, a keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me Sorosin?

ANTONY BLINKEN: Unë jo, s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo.

Një ditë më pas, “Syrinet” vazhdoi propagandën se një “zyrtar i lartë amerikan rrëzoi Blinkenin”, duke citur gjoja zyrtarin se: “U befasuam të gjithë, urdhri erdhi nga lart”, dhe duke nënkuptuar se urdhrin e kishte dhënë Sorosi ngaqë është armik i Berishës. Qoftë edhe bisedën mes Blinkenit dhe Zeldinit media përkatese e paraqet si vijon: “Kongresmeni e vuri me shpatulla për muri Blinkenin”, sepse Blinkeni u “mek” ngaqë nuk paraqiti prova!

shkrimin orgjinal ku sajohet “ish zyrtari i lartë” amerikan, që kishte folur, sipas “Syrinet”, në kushte “anonimiteti”, sepse nuk ishte autorizuar, për gazetën “The Washington Times”, me titull “Blinkeni i trysnuar mbi lidhjen e pretenduar të Sorosit në lëvizjet amerikane në Ballkan” (Blinken pressed on alleged Soros link to U.S. moves in Balkans), nuk citohet asnjë “ish-zyrtar i lartë”! Shkrimi thjesht përshkruante bisedën e Blinkenit dhe Zeldinit dhe qendrimin e Berishës se Blinkeni nuk ka asnjë provë dhe se atij ia diktoi shpalljen Sorosi.

Zeldini një ditë më pas kërkoi të dhëna nga DASH-i për Berishën.

Lexo dhe këtë:

Gjysëm të vërtetat kryesore të Adriatik Llallës dhe Çim Pekës       

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA