Çfarë do të ndodhë me fitoren e Erdoganit në Turqi, Shqipëri dhe Botë?
SHJ
17/04/2017 - 08:42
Erdogani do të rimarrë udhëheqjen e partisë së tij (AKP), të cilën ai ndihmoi ta themelonte, e ushqeu dhe e ngriti në një kurs të pathyeshëm pushteti që nga viti 2003. Kjo fitore përmbys konceptin e kreut të shtetit të Turqisë se duhet të jetë i paanshëm dhe jo një anëtar i një partie politike. Tërësia e madhe e autoriteteve të hartuara në 18 rishikimeve (amendime) do të paraqitet me kalimin e kohës. Pas zgjedhjeve të tjera parlamentare, të programuara për vitin 2019-të, posti i kryeministrit do të suprimohet dhe Erdogani do të marrë shumë nga funksionet ekzekutuese të tij dhe zyrave të tjera: do të emerojë 12 nga 15 gjykatësit e gjykatës kushtetuese, hartojë buxhetin e shtetit, dhe do të vendojë se kush ulet në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, një nga trupat kryesor të vendim-marrjes në vend.
Në ditët e para pas referendumit ekonomia turke do të përjetojë një ndjesi çlirimi — do të ngihet vlera e aksioneve dhe e lirës, meqënse rizgjedhja e Erdoganit do të konceptohet se do të sjellë qendrueshmëri. Nëse Erdogani zgjedh ta konsiderojë mandatin si një rast për pajtim kombëtar, siç e ka premtuar por kurrë nuk e ka realizuar plotësisht, skenari më i mirë sugjeron një rimarrje mbi një eknonomi në rënie, mundësi bisedimesh pas kuintave me separatistët kurdë, zbutje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe marrëdhënie të përmirësuara me BE-në.
Skenari më i keq është lufta ekonomike, meqënse ndryshimet kushtetuese nuk janë mbështetur nga perëndimi. Lufta ekonomike mund të intesifikohet edhe më shumë nëse Erdogani vazhdon të integrohet edhe më shumë në bllokun ekonomik të Euroazisë. Lufta ekonomike mund të marrë disa forma: largimi i kapitalit të huaj; ndërprerja e huadhënieve nga bankat e huaja në Turqi etj. Në afat-mesmë dhe afat-gjatë ekonomia turke do të vazhdojë të jetë në amulli: për shkak të përqendrimit të pushtetit politik dhe papërputhshmërisë që ka përqendrimi i pushtetit politik me ekonominë e marketingut. Padrejtësitë do të intesifikohen. Propaganda e Erdoganit gjithashtu. Ajo do të jetë paranojake. Kujtojmë se Erdogani vuan nga paranoja të ndryshme.
Në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi Turqia e Erdoganit do të intesifikojë veprimtarinë e saj për të ngritur edhe më shumë xhami dhe medrese; do të përforcojë edhe më shumë veprimtarinë e agjentëve turq (duke përfshirë edhe hoxhallarët); do të korruptojë edhe më shumë elitën politike dhe do të ketë ndikim vendimtar në jetën social-ekonomike të vendit. Shkurt, do të përgatisë kushtet...për krijimin e perandorisë neo-otomane. Shqipëria është hallka më e dobët dhe në të do të gjejë plotë bashkëpunëtorë për të përparuar projektin e qarqeve nacionaliste turke për një selxhuk-otomanizëm të ri...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 575 reads



